Policia ka mundur të vërë nën arrest dy persona të kërkuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Bëhet fjalë për Julian Hilan, 33 vjeç, banues në Përmet dhe Besjan Sina, 29 vjeç, banues në Gjirokastër.
Ndaj 33 vjeçarit, gjykata e Apelit në Tiranë me datë 29 prill të 2015 kishte vendosur lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë për dënim me burgim me 7 vite.
Ndërkohë, ndaj Sinës Gjykata e Shkallës së Parë Fier më 2 prill të këtij viti ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.