Një efektiv policie, 52-vjeçar ka vrarë veten ndërsa ndodhej me shërbim në pikën e bllokimit të automjeteve në Dragot të rrethit të Tepelenës.
Sipas burimeve zyrtare te Policisë së Gjirokastrës, polici ishte efektiv i komisariatit të Përmetit dhe në kushtet e depresionit ka përdorur armën e shërbimit.
Kolegët e tij e kanë gjetur të pajetë në vendin e shërbimit.
Ne lidhje me ngjarjen kane nisur hetimet per zbardhjen e rrethanave te vetevrasjes se 52-vjecarit.