Me siguri keni pyetur ndonjëherë a ekziston lidhja midis majtakëve(mëngjërasheve), djathtakëve dhe seksit? Mësoni në vazhdim të këtij teksti! Keni menduar që mashkulli i mirë në krevat është ai që është i talentuar, i butë, romantik, “teknik”, joegoist…
E pra, e keni gabim! Nëse nuk e keni provuar deri tani, gjeni mashkullin “sallaks”!
Majtakët janë të njohur, temperamentë, të vyeshëm… Gjykuar sipas hulumtimit të shkencëtarit të një instituti suedez, kjo nuk është aspak shaka, transmeton Telegrafi.
Janë testuar 10 mijë meshkuj dhe është konstatuar që në kategorinë e dashnorëve më të mirë bëjnë pjesë të shumtën ata të cilët janë majtakë, madje 86 për qind e tyre!
Për djathtakët nuk mund të thuhet që janë hamshorë, sepse kushtet për këtë “titull” i kanë plotësuar vetëm 15 për qind e tyre, ndërsa të tjerët janë vlerësuar si dashnorë mesatarë.
Është e vështirë të thuhet se çka i bën majtakët aq shumë të kënaqen në seks, mirëpo është e mundshme që ata më shumë merren me “aktivitete horizontale”.
Dita e personave majtakë festohet më 13 gusht.