Kush është prind e di mirë se zgjedhja e emrit për fëmijën që sapo ka ardhur në jetë nuk është gjë e lehtë. Duhet të jetë i shkurtër por i bukur, me kuptim apo trendy, i trashëguar nga familja apo një emër i veçantë?
Emrat “e lashtë” mbeten gjithnjë shumë të preferuar, pasi transmetojnë forcë dhe fisnikëri.
Nëse dëshironi që emri i fëmijës suaj të mbartë këto karakteristika, njihuni me emrat më të bukur frymëzuar nga mitologjia.
Phoebe (Fibi) do të thotë dritë dhe ndriçim.
Atena, Athiná, perëndesha e diturisë.
Dafni, bariu nga ishulli Lesbos që u dashurua me Kloen
Apollo, perëndia e Diellit në mitologjinë greke
Kasandra, princesha trojane që parashikonte të ardhmen.
Juno (Xhuno), gruaja e Zeusit, Heram në mitologjinë romane.
Diana, perëndesha e gjahut, virgjërisë dhe ndershmërisë në mitologjinë romane, Artemis, Artemida në mitologjinë greke.
Kloe, baresha e dashurar me Dafnin nga ishulli Lesbos
Aleksandër, si Aleksandri i Madh i Maqedonisë
Penelope, gruaja e Odisesë, e famshme për pëlhurën që endte në tezgjah pa e mbaruar kurrë.
Troi, si Troja.
Tristan, personazhi i historisë me Iseldën në mitologjinë kelte.
Damian, shenjtor i martirizuar në Siri në shekullin e katërt
Kora, e njohur edhe si Persefoni, bija e Zeusit dhe e Demetrës, perëndesha e të korrurave.
Irakli, Herkuli, biri i Zeusit