Cristiano Ronaldo u ka dhënë shpresë fansave të Real Madridit se do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit ndaj Manchester City-t.
Ylli i Real Madridit, Cristiani Ronaldo nuk ishte ftuar fare për ndeshjen ndaj Manchester City-t, e cila u zhvillua në kuadër të ndeshjen së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Por, pas këtij takimi, i cili përfundoi baras 0:0, portugezi u ka dhënë shpresë fansave të Real Madridit se do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit ndaj Manchester City-t.
“Kurrë mos u dorëzo, dhe bëhu pozitiv”, ka shkruar Ronaldo në Instagram, të bashkangjitur me një ‘Selfie’Ronaldo kishte lënduar kofshën e djathtë në ndeshjen ndaj Villarrelait, dhe për këtë nuk ka luajtur ndaj Vallecanos dhe Cityt, citohet Express.