Dy të rinj janë arrestuar pasi i kanë marrë një personi një sasi prej 26 mijë eurosh, teksa kishin dashur që përmes kanosjes, ti merrnin edhe 3 mijë euro. Në finalizimin e operacionit “Eklipsi”, u arrestuan në flagrancë R.A., 18 vjeç dhe Luan Lama, 19 vjeç, kurse në kërkim janë shpallur F.Gj., 29 vjeç dhe I.Sh., 19 vjeç.
Në momentin që këta shtetas po tentonin të merrnin shumën e parave është bërë kapja në flagrancë e tyre në rrugën e “Barrikadave”, në afërsi me shkollën e mesme të përgjithshme “Sami Frashëri”, në Tiranë.
Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan: – 3 aparate celulare – 6 karta celularesh të kompanive të ndryshme – Një automjet tip “Mercedes Benz”, me targë AA391LU
Materialet procedurale do t’i dërgohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, për veprën penale të ”Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.