Policia e Shtetit ka arrestuar një 21-vjeçar të cilit iu sekuestruan një sasi prej 11 kilogramësh lëndë narkotike e llojit kanabis-sativa.
Në pranga të uniformave blu ka rënë shtetasit Eniglon Meko nga fshati Boshaj i Ersekës i cili akuzohet për “shitje dhe prodhim të narkotikëve”.
Në njoftimin e policisë thuhet se lënda narkotike u sekuestrua në një kasolle, në afërsi të banesës së 21-vjeçarit.
Po ashtu policia sekuestroi edhe një automjet tip “BMW” me targa AA 990 FI 1 aparat celular.