Të gjithë na ka ndodhur që të shtrihemi pas një dite të lodhur por mos të na flihet gjumë. Ndoshta sepse truri juaj është shumë i zënë duke menduar të njëjtat gjëra 100 herë. Këto mendime na përfshijnë secilin prej nesh. Hidhi një sy listës më poshtë dhe do ta kuptosh që mendja jote punon njësoj me të tjerët.
1.A e mbylla derën e jashtme?
2.Në qoftë se më ze gjumi tani, i bie të fle 6 orë e 15 minuta.
3.Mos ishte në kokën time ajo zhurma në kuzhinë? Apo dëgjova diçka me të vërtetë.
4.Me siguri do jetë macja.
5.Prit një minutë, po macja është këtu me mua…
6.Po kush është atëherë?
7.Qenka shumë vapë.
8.Tani është shumë fresk.
9.Ndjehem sikur kam çanta të mëdha poshtë syve.
10.Po shkoj të fle me telefonin në dorë. Që të jem brenda nëse dikush më shkruan dhe nuk e ndjej.
11.Hmmmm po e hap një herë Instagramin.
12.Mbase dhe Facebookun, shumë shpejt.
13.Oh shiko, paskam një mesazh.
14.Pra nëse më ze gjumi tani, do të flej 5 orë e 23 minuta.
15.Prit, a e vura alarmin për nesër?
16.Më duhet të pres flokët.
17.Vras mendjen sa do më kushtojë.
18.Si e ka emrin ai filmi që Brad Pitt ka veshur një kapele?
19.Ishte dhe një djalë tjetër me të.
20.Si e ka emrin ky djali?
21.Nejese, të gjithë në këtë shtëpi do jenë duke fjetur tani.
22.Do surprizohesha nëse ndonjë nga shokët e mi është zgjuar tani.
23.Kam nevojë për shokë të rinj.
24.Po mendoj të fle barkas.
25.Nuk po marr dot frymë. Do kthehem nga krahu tjetër.
26.Kanë kaluar 2 orë. Mund të isha duke bërë diçka më të mirë gjatë kësaj kohe.
27.Më hahet bukë.
28.Mbase kam nevojë për pushim.
29.Nëse më zë gjumi tani, do të fle 3 orë e 2 minuta.
30.Ah, në djall vaftë! (Hap laptopin)