Drejtuesit e kampionit të Italisë, Juventusit kanë nisur të mendojnë për sezonin e ri. Përveç përforcimeve, ekipi bardhezi po synon t’i mbajë në skuadër edhe Alvaro Moratan dhe Juan Cuadradon.
Por, drejtori i përgjithshëm i Bianconerëve, Giuseppe Marota ka konfirmuar se mbajtja e Moratas dhe Cuadrados do të jetë shumë e vështirë.
Cuadrado është i huazuar nga Chelsea deri në fund të sezonit, ndërsa Real Madridi e ka mundësinë që ta rikthejë Marottan në Santiago Bernabeu për 30 milion euro.
“Mbajtja e Moratas do të jetë e vështirë. Do të jetë më e lehtë ta marrim Domenico Berardin nga Sassuolo. Një nga objektivat tona kryesore do të jetë që ta mbajmë Alvaron. Por kjo do të jetë një marrëveshje e komplikuar që nuk është në duart tona. Alvaro është i lumtur këtu. Ai ndjehet si në shtëpi në Juventus”, ka deklaruar Marotta.
“Ne nuk kemi zhvilluar bisedime me Chelsea ende për Cuadradon, por do të jetë një marrëveshje e ndërlikuar, ashtu si me Moratan. Juan ka qenë i rëndësishëm për ne, por ai është vetëm i huazuar”, ka theksuar ai.