Pasi u akuzua nga lideri demokrat Lulzim Basha se ai ka përfituar tendera nga qeveria, ka reaguar deputeti Pjerin Ndreu, i cili e ka quajtur kryedemokratin një “Krap që do të bëhet kryeministër. Ndreu ka mohuar akuzat e Bashës, Ndreu ka hedhur një sërë akuzash drejtuar kreut të PD.
Ja deklarata e plotë e Pjerin Ndreut:
“Po si s’le rast pa tregu veten se je krap o Lulush Basha…ti do të bëhesh Kryeministër?! Mos e dhashtë zoti se ke ngele nën moshë dhe gënjeshtar e hajdut i rëndomtë. Pjerin Ndreu s’ka asnjë kompani biznesi askund o rrush i papjekur. Dhe shifra që përdor ti në publik për vëllezërit e mi është një sajesë turpi që nuk di as ta interpretosh as ta lexosh. E kam lënë pas dore me shpresë se do të reflektosh meqë të jam përgjigje publikisht disa herë, por ti e meriton një përballje në gjyq për të vërtetuar idiotësitë që thu pa pikë turpi. Je hajduti i 250 milionë dollarëve të Rrugës së Kombit, i vrasjes se 4 njerëve të pafajshëm në bulevard, i shitjes se detit, e sa zullume te tjera e s’ke ftyre me fole për njeri. Je thjesht i vobekte e do vdesësh kukull qe qesh e qan sa here te kurdisin! Ty mund të kenë bërë kryetar partie, por fatkeqësisht burrë e kryeministër s’ke për tu bërë kurrë!”, shkruan Ndreu.