Nga Taulant Balla/
Sikurse jeni në dijeni, me ligjin 10116, datë 23.04.2009 “Për miratimin e kontratës së shitjes së 76 për qind të aksioneve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) sha-së ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës së Republikës së Shqipërisë dhe ÇEZ a.s.-së”, është miratuar Marrëveshja e Shitjes së Aksioneve të shoqërisë së shpërndarjes, marrëveshje e cila u finalizua pas një procesi paraprak privatizimi. Ndërkohë në Janar 2013, pas një periudhe të gjatëmosmarrëveshjes, ERE hoqi licencën e shpërndarjes dhe tëfurnizimit me energji elektrike dhe vendosi CEZ Shpërndarje nëadministrim shtetëror.
Referuar kushteve të Marrëveshjes së Shitjes së Aksioneve dhe anekseve bashkëlidhur, palës blerëse, Shoqërisë CEZ a.s, iu dhanë një tërësi të drejtash nga ana e palës shitëse, pra Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, të drejta që i krijonin CEZ a.s disa garanci gjatë operimit në Republikën e Shqipërisë. Sikurse rezulton, institucionet nuk ndoqën dhe nuk zbatuan detyrimet e parashikuara në ligjin 10116 datë 23.04.2009, pra marrëveshjen e Shitjes së Aksioneve dhe nuk ushtruan një tërësi të drejtash qëiu garantonte kjo marrëveshje.
Në bazë të një raporti të Auditit të Ministrisë së Energjisë dhe Industrise, një përmbledhje e të cilit është publikuar në median e shkruar, evidentohet se gjatë procesit të privatizimit, ShoqëriaCEZ a.s është favorizuar në mënyrë të paligjshme dhe gjithashtu gjatë periudhës së ushtrimit të aktivitetit, si rezultat i ushtrimit tëpaligjshëm të ndikimit tek Enti Rregullator, CEZ ka përfituar tarifa të favorizuara të cilat kanë krijuar efekt negativ tek konsumatori dhe financat e KESH sh.a.
Duke qënë se në procesin e procedurës së privatizimit, hartimit, negocimit e miratimit të Marrëveshjes së Shitjes së Aksioneve, të miratuar me ligjin 10116, datë 23.04.2009 dhe në procesin e mosmarrëveshjes së krijuar me CEZ a.s, janë përfshirë shumëinctitucione, përfshirë edhe institucione të pavarura, nëpërputhje edhe me rekomandimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit,
i cili ka kerkuar ngritjen e nje komisioni te posacem per te percaktuar ne cdo rast pergjegjesite individuale dhe institucionale per te gjithe aktoret qe lejuan kete situate.
Vlerësojmë se është përgjegjësi e Kuvendit të Shqipërisë, që të kryejë një hetim të plotë parlamentar, për të evidentuar respektimin e legjislacionit dhe mbrojtjen e interesave të shtetit shqiptar gjatë procedurave të privatizimit e nënshkrimit tëmarrëveshjes së shitjes së aksioneve, përmbushjes së detyrimeve të parashikuara në ligjin 10116, datë 23.04.2009.
I. FAKTET DHE RRETHANAT E CËSHTJES
1. Hapja e procesit të privatizimit të shoqërisë OSSH sha, është kryer në një kohë që shoqëria, megjithëse ishte rregjistruar në QKR në qershor të vitit 2007, pra ligjërisht ekzistonte si entitet juridik, nuk kishte kryer asnjë lloj aktiviteti ekonomik në tregun e energjisë. Sikurse rezulton, OSSH ka filluar aktivitetin e saj në muajin korrik 2008, kjo pasi deri në këtë periudhë, aktiviteti i saj ishte kryer nga shoqëria KESH sh.a.
2. Fillimi i procedurave për inventarizimin e rregjistrimin e aseteve në ZRPP ka filluar në janar të vitit 2008, proces i cili nuk kishte përfunduar ende në kohën kur është nënshkruar kontrata e shitjes së aksioneve të kësaj shoqërie.
3. Procedurat për përgatitjen e kuadrit rregullator për përshtatjen e sistemit energjetik me nevojat dhe zhvillimet e sektorit energjetik përfshirë dhe privatizimin, filluan pa u saktësuar vlera e aseteve të shoqërisë që do të privatizohej. Publikimi për shprehjen e interesit për kompanitë për privatizimin e OSSH u bë në një kohë kur ende nuk ishte përfunduar Data–Room që shërbente për tu konsultuar nga shoqëritë e interesuara për këtëproces.
4. Jo vetëm gjatë përgatitjes së tenderit deri te vlerësimi i ofertave, por edhe gjatë fazës së negocimit të kontratës, me Urdhëra të Ministrit të ish-METE dhe me Vendime të Keshillit të Ministrave (VKM nr. 218, datë 06.03.2009 “Për disa ndryshime në VKM Nr. 862, datë 20.12.2006 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin e shoqërisë “Operatori i Sistemit të Shpërndarjes”, sha”, të ndryshuar”) janë kryer veprime për sistemim të aseteve, të drejtave e detyrimeve dhe ato me kapitalin e shoqërisë, procese që ligjerisht duhet të ishin përfunduar përpara fillimit të procedurave te privatizimit.
Nxjerrja per privatizim e një shoqerie të sapo krijuar, me rendesi strategjike per interesat e vendit, me shtrirje në të gjithe territorin e RSH, e cila nuk kishte kryer asnjë bilanc energjitik tësajin, pa asnjë eksperiencë për të operuar në tregun e energjise, pra e papërgatitur për kryerjen e aktivitetit, përbënte një rrisk tëlartë për vlerësimin real të cmimit të aksioneve të saj.
Nga sa më sipër, konkludohet që shoqëria OSSH Sh.A nuk ka qënë e gatshme për të filluar procesin e privatizimit.
Kjo pasojë në fakt ka ndodhur dhe ka dhënë efekte negative në rënien e vlerës së aseteve neto, nga 8.055.889.000 lekë që ishte sipas bilancit date 31.12.2007, vlerë me të cilën filloi privatizimi, në vlerën 5.987.429.220 lekë në datën e mbylljes së MSA, ne date 31.05.2009.
5. Zhvillimi i fazës parakualifikuese të procedurës sëprivatizimit dhe ngritja e komisioneve të ndryshme të vlerësimit, është bërë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi dhe konkretisht me Ligjin nr. 8306 date 14.3.1998 “Per strategjine e privatizimit te sektoreve me rendesi te veçante” i ndryshuar, nëbazë të të cilit parashikohet detyrimi i respektimit të afatit kohor 3 mujor nga momenti i publikimit deri në hapjen e ofertave dhe VKM nr. 621, date 25.9.1998, si dhe nje perfaqesues i Agjencise Kombetare te Privatizimit (AKP)”.
6. Pas fazes se perzgjedhjes se investitoreve strategjike, ka vazhduar puna per plotesimin e kuadrit ligjor per vleresimin e ofertave dhe shpalljen e investitorit strategjik fitues. Per kete, nga METE, eshte inicuar VKM “Per percaktimin e madhesise se paketes se aksioneve te kapitalit te shoqerise OSSH sha qe i ofrohet investitoreve strategjike, si dhe kriteret e vleresimit te ofertave te paraqitura prej tyre”, derguar ne Keshillin e Ministrave me shkresen nr. 5277/3 prot. date 10.06.2008, me relacionin perkates si dhe mendimet e ardhura nga Ministria e Financave, Ministria e Drejtesise dhe ERE.
Vendimi i propozuar nuk eshte ne perputhje edhe me nenin 16, të Ligjit Nr. 9874, datë 14.2.2008 “Për ankandin publik”, edhe pse nga Minsitria e Financave është propozuar përcaktimi i njëvlere dysheme të aksioneve të shoqërisë që po shkonte në proces privatizimi.
Gjithashtu edhe nga ERE, në komunikimet zyrtare me METE, referohet se KVO nuk mund të ketë kompetenca për përcaktimin e kritereve minimale te performances teknike si dhe menyres se vleresimit te kriterit teknik për shkak se këto përfaqësojnëkompetenca rregullimi qe i takojne Entit Rregullator.
7. Këshilli i Ministrave, ka miratuar Vendimin nr. 835 date 11.06.2008 “Për përcaktimin e madhësisë së paketës së aksioneve të kapitalit të shoqërisë OSSH sha që i ofrohet investitorëve strategjike”. Me ndryshimet e mëvonshme që i janë bërë këtij vendimi, janë modifikuar, disa nga kriteret e paraqitjes së ofertave nga investitorët e interesuar.
Konstatohet se ndryshimet e propozuara nga ish-METE, per paraqitjen nga ofertuesit te ofertave me “ndryshime te kufizuara” të pesë nënpikave (konkretisht: justifikimi i borxhit të keq, teprica e fitimit për RPS-në, mekanizmi i kompensimit për të ardhurat e panjohura në tarifat e shitjes, niveli i RoE-së dhe niveli fillestar i humbjeve të shpërndarjes, të njohura në tarifat e shitjes), janë elemente të përcaktuar qartë në Deklaratën Rregullatore, miratuar nga Bordi i Komisionereve të ERE me vendimin nr.107 datë 09.09.2008, e cila ishte pjesë e draft-marrëveshjes që përbënin dokumentat teknike të kësaj procedure, pra janë bërë në të njëjtën datë kur është bërë edhe miratimi i Deklarates Rregullatore. METE nuk mund të kërkonte apo të lejonte ndryshime në këta tregues, pa u konsultuar më parë dhe pa vendimin zyrtar të Entit Rregullator të Energjisë, pasi treguesit e lejuar për ndryshime janë jashtë kompetencave të kësaj ministrie. METE, duke propozuar keto ndryshime, ka marrë atribute, që i takojnë vetëm Entit Rregullator të Sektorit të Energjisë Elektrike. Deklarata Rregullatore është akt nenligjor rregullator, i nxjerrë konform metodologjive të miratura nga ERE dhe përmban elementë rregullatore, jo vetëm për sistemin e shpërndarjes së energjisë, por për gjithë sistemin energjitik shqiptar ku përfshihet prodhimi, transmetimi dhe shpërndarja.
8. Përfshirja në kritere, kryesisht i treguesit “niveli fillestar të humbjeve të shpërndarjes”, është bërë në kundërshtim me vetë përmbajtjen e kushteve minimale të performancës teknike, të përcaktuara në aneksin 17, të cilat sipas pikës 5.2.1, të VKM nr. 835 datë 11.06.2008, ishin përcaktuar si kriteri i vetëm i vlerësimit të ofertës teknike per te gjykuar nëse kalon apo jo.
Komiteti i Konsulences dhe Transparences prane METE, me Vendimin nr. 6 date 07.07.2008, ka miratuar vlerat minimale te humbjeve totale (teknike dhe jo teknike), si kushte minimale te detyrueshme te performances teknike: 27% per vitin e pare (2009) dhe 12% per vitin e peste (2013); si dhe ka vendosur njoftimin e kompanive te parakualifikuara per treguesit e miratuar dhe vendosjen e ketyre treguesve ne Data Room-in e krijuar per privatizimin e OSSH sha.
Nderkohe, sipas Deklarates Rregullatore te miratuar nga ERE, me date 09.09.2008, e cila eshte pjese perberese e draftmarreveshjes se shitjes se aksioneve, dhe qe ka qene edhe pjese e dokumentave teknike te tenderit, kushtet minimale te performances teknike kane qene: humbjet totale 32% per vitin 2008 dhe reduktimin e tyre ne 15 % per vitin e fundit te periudhes se trete rregullatore.
Propozimi per ndryshime si dhe lejimi per negocim mbi termat e Deklarates Rregullatore te ERE te dates 9.9.2008, pjese e dokumentave konkuruese te tenderit, është bërë në kundërshtim me përmbajtjen e kushteve minimale të performancës teknike, të përcaktuara në aneksin nr. 17, të cilat sipas pikës 5.2.1 të VKM nr. 835 datë 11.06.2008, ishin përcaktuar si kriteri i vetëm i vlerësimit të ofertës teknike per te gjykuar nëse kalon apo jo. Kjo duke konsideruar se këto ndryshime janë hartuar pa miratimin paraprak zyrtar nga ERE, si autoriteti ligjor i vetem rregullator per percaktimin dhe llogaritjen e tyre dhe pa percaktuar kufinjte deri ne cfare mase do te lejohen per ndryshime keta elemente. Përcaktimi i kufijve maksimalë do mund te ruante dhe shmangte efektet dhe luhatjet e medha qe paraqesin termat e pranuara per ndryshime ne cmimet dhe tarifat e konsumatoreve fundore te energjise elektrike, si dhe ndryshimi sidomos i treguesit “niveli fillestar të humbjeve të shpërndarjes”.
Inicimi dhe miratimi i ndryshimeve në VKM nr. 835 datë 11.06.2008 janë bërë në kapërcim të kompetencave të tyre, pasi kanë lejuar ndryshime në parametrat kryesore të kuadrit ligjor rregullator, të cilat përcaktohen vetëm nga ERE, si Autoritet shteteror i pavarur rregullator në përputhje të ligjit nr. 9072, date 22.5.2003 “Per sektorin e energjisë elektrike”, i ndryshuar. Këto veprime ngarkojnë me përgjegjësi personat dhe organet shteterore perkatese propozuese dhe miratuese.
9. Propozimi per lejimin e paraqitjes së ndryshimeve të treguesve te Deklarates Rregullatore dhe miratimi i tyre me VKM, ka krijuar terrenin e përshtatshëm për favorizime të ofertuesve si dhe përfitimeve të padrejta për ta, sikurse ka ndodhur në fakt gjatë vlerësimit të ofertave e në vijim gjatë zbatimit të MSA, gjë që konstatohet lehte edhe nga qëndrimi zyrtar i ERE, e cila me shkresën nr.719, date 14.11.2008, ka vleresuar se kerkesat e paraqitura nga CEZa.s ne oferten teknike, duke kerkuar ndryshimin e treguesve te DR, sjellin rritjen e cmimeve te energjise elektrike per konsumatoret fundore, në nivelin prej 32 %, pertej niveleve te parashikuara ne DR te dates 9.9.2008.
10. Ne proceduren konkuruese, zhvilluar më datë 29.09.2008, janë paraqitur vetem dy oferta, e konkretisht nga ENEL, shoqerie rregjistruar në Itali dhe CEZ, shoqeri e rregjistruar në Ceki. Pas shqyrtimit të ofertave teknike, KVO ka konstatuar se vetëm oferta e CEZ a.s ishte e rregullt dhe për këtë arsye ka procedurar me hapjen e ofertave ekonomike . Cmimi i ofruar për blerjen e 76% të aksioneve të OSSH-së ka qënë 102 milion Euro, ofertë e cila është renditur e para si ofertë e vetme.
KVO i ka rekomanduar Këshillit të Ministrave miratimin e raportit të vlerësimit të ofertave dhe të shpallë fitues të tenderit të privatizimit të OSSH kompaninë ceke CEZ, si ofertuesin e preferuar në bazë të cmimit të ofruar.
11. Lidhur me vleresimet e kryera nga KVO, konstatohet se KVO ka vlerësuar me dy standarte për shkak se:
– ka skualifikuar shoqërinë ENEL për mosdhënien e konfirmimit dhe pranimit të kushteve minimale të performancës teknike, kur ndërkohë ENEL kishte konfirmuar se pranonte nivelin fillestar te humbjeve per vitin 2008 prej 32 %, dhe niveli i humbjeve në fund të periudhës së tretë rregullatore do të arrinte në nivelin 18 % dhe jo 15%, sa ishte kushti i detyrueshëm sipas aneksit 17.
– ka kualifikuar ofertën teknike të paraqitura nga ofertuesi CEZ, kur konstatohet se në deklaratën konfirmuese, nenshkruar me datë 26.09.2008, CEZ konfirmon nivelin e humbjeve teknike prej 32% për vitin 2008 dhe se do të bëjë reduktim të tyre nga 4% në dy periudhat e para dhe në fund të periudhës së tretë rregullatore, niveli i humbjeve teknike do të arrijë 15%, duke kërkuar paralelisht bërjen e ndryshimeve në deklaratën rregullatore për përcaktimin e humbjeve teknike
të vitit 2008, pas studimit dhe auditimit që do kryhet nga CEZ dhe përfundimet e dala të njihen nga ERE.
Pra, KVO nuk ka bërë analizën dhe vlerësimin e treguesve të ofertës teknike duke i marrë të gjithë treguesit të lidhur dhe në unitet me njeri tjetrin, duke favorizuar hapur ofertuesin e kualifikuar qe eshte CEZ. KVO, duhej të kishte skualifikuar edhe ofertuesin CEZ, dhe jo ta kualifikonte atë sikurse ka vepruar në fakt, në kundërshtim me aktet ligjore e nenligjore në fuqi. Pra KVO ka vepruar në shkelje të hapur të pikës 5.2.1 të VKM nr. 835 datë 11.06.2008, i ndryshuar.
12. Në bazë të VKM nr.1268 datë 17.9.2008, në pikën 5.2 përcaktohej se vetëm “Marrëveshja e blerjes së aksioneve mund të paraqitet me një ndryshim të hollësishëm…”. Pra VKM nuk përcakton që Deklarata Rregullatore mund të paraqitej me ndryshime. Oferuesi CEZ a.s, nuk ka paraqitur modifikime nëdraftin e marrëveshjes por ka ndërhyrë në deklaratën rregullatoreku midis të tjerash në këto ndryshime, ofertuesi ka kërkuar që të bëhen shtesat: “Vlera e humbjeve të vitit 2009 do të përfshihet plotësisht në tarifat e OSSH dhe do të shërbejë si pikënisje për modelin e reduktimit të humbjeve në të ardhmen”.
Ndryshimet e propozuara nga ky ofertues dhe të pranuara nga KVO, shkelin haptazi kushtet minimale të detyrueshme të performancës teknike, bazë mbi të cilën është bërë vlerësimi i ofertës së paraqitur. Për këtë fakt, që lidhet drejtpërdrejt me kushtet minimale të detyrueshme të performancës teknike, KVO duhej të skualifikonte edhe këtë ofertues, sikurse veproi me kompaninë ENEL.
13. Nga KVO janë pranuar ndryshime në deklaratën rregullatore, të paraqitura nga ofertuesi CEZ, përtej treguesve të përcaktuar në VKM nr. 835 datë 11.06.2008, i ndryshuar. Konkretisht janë lejuar dhe pranuar ndryshime për treguesin e nivelit të lejuar të borxhit të keq; kur në ndryshimet e lejuara sipas VKM nr. 1268 datë 17.09.2008 në pikën 5.2 ishte shprehur vetëm “Justifikimi i borxhit të keq”. Propozimi nga ana e ofertuesit per ndryshime në këtë tregues dhe pranimi i tij është bërë jashtë kritereve ligjore të përcaktuara, pasi ky tregues ishte përcaktuar në deklaratën rregullatore nga ERE; e për pasojë, edhe për këtë shkak kjo ofertë nuk duhej kualifikuar nga KVO.
14. Nga KVO, nuk është bërë një analizë e hollësishme dhe as vlerësim real i dokumentacionit teknik të paraqitur nga ofertuesi CEZ, nëse ato janë në përputhje me parashikimet e tekstit të instruksioneve, të miratuara me VKM nr. 835 datë 11.06.2008, i ndryshuar. Kjo, pasi plani i biznesit i paraqitur nga CEZ nuk është në përputhje me kërkesat e përcaktuara në pikën 3.5 të instruksioneve, pasi në të nuk përshkruhen planet strategjike, operacionale dhe financiare të ofertuesit për periudhën e tanishme dhe pesë vitet vijuese të OSSH.
15. Nga analiza dhe vlerësimi i dokumentit “plani i biznesit” i paraqitur nga ky ofertues, rezulton se ai është një plan formal, i përciptë, i përgjithshëm dhe që nuk ka asnjë studim apo përshkrim të planeve strategjike, operacionale dhe sidomos të planeve financiare të ofertuesit për periudhën e tanishme dhe pesë vitet vijuese, sikurse kërkohet në dokumentet që përbëjnë ofertën teknike. Plani i biznesit nuk pasqyron asnjë të dhënë lidhur me tregues thelbësore të planit financiar si: Pasqyrën e investimeve që do të realizojë ofertuesi, me shifra konkrete,Llogaritjen e vetëshlyerjes së huasë, Të ardhurat dhe shpenzimet, Kthimi i Brendshëm Financiar, apo tregues të tjerë të domosdoshëm për një plan financiar.
Pra, edhe për këtë shkak, për mosparaqitje të një plani të plotë biznesi, KVO nuk duhet ta kishte kualifikuar ofertuesin CEZ, por duhej ta skualifikonte edhe atë dhe të deklaronte procesin e tenderimit si të pasuksesshëm.
16. KVO, i ka rekomanduar Këshillit të Ministrave miratimin e raportit të vlerësimit të ofertave dhe të shpallë fitues të tenderit të privatizimit të OSSH shoqerine ceke CEZ, si ofertuesin e preferuar në bazë të cmimit të ofruar.
Kualifikimi si fitues i operatorit CEZ në këtë proces tenderimi nga KVO, si dhe miratimi i raportit të KVO dhe shpallja fitues i ofertës së paraqitur nga CEZ me VKM nr. 1430 datë 29.10.2008 është bërë në kundërshtim me aktet ligjore e nenligjore në fuqi, e konkretisht në shkelje të hapur të kushteve minimale të detyrueshme të performancës teknike, të cilat ishin shpallur si kritere kualifikuese lidhur me këtë privatizim, si dhe ne shkelje te kushteve te tjera te larpermendura. Vendimi i KM nr. 1430 datë 29.10.2008 si dhe vendimi i KVO, i shprehur në raportin përfundimtar, kanë favorizuar hapur ofertuesin e shpallur fitues; në kundërshtim me aktet ligjore e nenligjore në fuqi, favorizime të cilat, sikurse trajtohet në cështjet në vijim, do të vazhdojnë edhe në fazat e tjera gjatë negocimit dhe zbatimit të MSA, duke i sjellë këtij ofertuesi përfitime materiale të padrejta si dhe kanë dëmtuar rëndë interesat e ligjshme të shtetit dhe të personave të tjerë juridikë. Kanë përgjegjësi për këto shkelje anëtarët e KVO që kanë bërë shpalljen fitues të këtij ofertuesi në shkelje të akteve ligjore e nëligjore si dhe KM që ka miratuar VKM përkatëse.
17. Në kuadër të zbatimit të metodologjive të vendosjes të tarifave të energjisë elektrike, evidentohet se nga Bordi i Komisionerëve të ERE, janë miratuar Deklarata Rregullatore, të cilat kanë për qëllim “bërjen të mundur të llogaritjes së tarifave për veprimtarinë e prodhimit publik, furnizimit publik me shumicë, shpërndarjes dhe furnizimit publik me pakicë, në zbatim të metodologjive të tarifave përkatëse të miratuara nga ERE.”
Konstatohet se për një periudhë 9 mujore, nga faza e parakualifikimit të operatorëve strategjik (2.6.2008) deri në nënshkrimin e Marrëveshjes së Shitjes të 76% të aksioneve të OSSH-së (11.3.2009), ERE ka miratuar dhe ka dalë me katër Deklarata Rregullatore, nga të cilat: Tre deklaratat e para janë miratuar nga ERE, në periudhën nga dërgimi i ftesës për ofertë konkuruesve të parakualifikuar (me shkresen nr.5097/9, datë 16.6.2008 deri përpara hapjes së procedurës konkuruese datë 29.9.2008). Deklarata e fundit e datës 3.3.2009 është miratuar nga ERE, pas përfundimit të negociatave me ofertuesin e shpallur fitues.
18. Konstatohet se gjate procesit te negocimit te marrëveshjes eshte bere pranimi i të gjitha kërkesave te ofertuesit CEZ te përfshira ne Deklaratën Rregullatore, duke cenuar prekur drejtpërdrejt kushtet minimale të detyrueshme të performancës teknike dhe tregojnë favorizimin e pa drejte që i është bërë CEZ-it. Efekti ekonomik negativ i krijuar si rezultat i këtij procesi përllogaritet në rreth 57,931,041,292 leke ose 414 Milion Euro.
Favorizimi i CEZ, lidhur me kushtet minimale te performances teknike del ne pah dhe nga Vendimi nr. 46 datë 14.06.2010 i ERE “Mbi kërkesën e OSSH sha lidhur me nivelin e humbjeve të energjisë elektrike për vitin 2008”, ku në pjesën arsyetuese shprehet: Bordi i Komisionerëve për qëllim të llogaritjes së tarifave të energjisë elektike për vitin 2010 pranoi nivelin e deklaruar të humbjeve për vitin 2008 në masën e deklaruar nga OSSH (përpara privatizimit) në nivelin 32.74 % (në dokumentet e ofertës teknike ishte 32 %), duke e lënë të hapur të drejtën për tu shprehur në kuadër të të dhënave që do të rezultonin e verifikoheshin në vijim, dhe ka vendosur: Niveli i humbjeve të pranuara për OSSH për vitin 2008, për efekt të vendosjes së objektivave të humbjes për tre periudhat rregullatore sipas Deklaratës Rregullatore dhe të llogaritjes së tarifës së shpërndarjes është 33.92%. Efektet financiare të axhustimit të të ardhurave të kërkuara do të reflektohen në tarifat për shoqërinë OSSH sha, duke përdorur mekanizimin e kompensimit sic përcaktohet në Dekaratën Rregullatore.
Fakti i mësipërm, tregon me shifra konkrete favorizimin që i është bërë ofertuesit fitues në shkelje të hapur të kushteve minimale të detyrueshme të performancës teknike, të cilat janë kushte kualifikuese.
Favorizime janë lejuar nga grupi i negocimit dhe lidhur me treguesit e Borxhit të Keq, për të cilin ndonëse ishte vendosur se do të pranohet për vitin 2008 një nivel i borxhit të keq prej 14 % mbi te ardhurat e FPP dhe për vitin 2009 pranohet i njëjti nivel si viti 2008. Në 2010 niveli i borxhit të keq do të ulet me 1 % krahasuar me nivelin e vitit 2009, është pranuar edhe studimi i borxhit të keq do te pergatitet nga nje ekspert financiar i pavarur i zgjedhur nga lista (percaktuar 5 ekperte te pavarur, midis tyre Deloitte). Studimi mbi borxhin e keq, do te miratohet nga ERE brenda 2 muajve nga paraqitja e tij.
Pranimi i propozimeve të CEZ, nga KVO gjatë vlerësimit të ofertave teknike, në kapërcim të kritereve të përcaktuara në VKM ku lejoheshin ndryshime vetëm për “justifikimin e borxhit të keq dhe jo për nivelin e borxhit të keq, si dhe pranimi i mëtejshëm i propozimeve për këtë tregues nga grupi negociator, flasin për favorizime për ofertuesin CEZ, qëllimi final i të cilit, si cdo kompani tregtare, ka qene maximalizimi i fitimit. Vendimit nr. 80 datë 15.06.2012 të ERE “Mbi miratimin e studimit për borxhin e keq”, flet me shifra konkrete edhe për favorizimin që i është bërë lidhur me këtë tregues; ku sipas tij niveli i miratuar i borxhit të keq për vitet 2008, 2009 e 2010 janë respektivisht 14.86 %, 16.85 % dhe 19.73 %.
Krahas ndryshimeve të trajtuara sa më sipër, evidentohet se në DR të datës 3.3.2009, ka ndryshime të shumta në tërë strukturën dhe konceptimin e saj, krahasuar me atë të datës 9.9.2008, pjesë e dokumentave të tenderit.
Ndonëse nga përfaqësuesit e ERE ne komision është theksuar se “propozimet e paraqitura nga CEZ përbëjnë ndryshime rrënjësore të Deklaratës Rregullatore” dhe janë të pa pranueshme mbasi ERE ka dale me tre variante të DR, deri sa u arrit në këtë variant që po diskutohet, ato nuk janë marre ne konsiderate nga Komisioni i negocimit.
19. Ministri i METE, i ka kërkuar Bordit të Komisionerëve të ERE miratimin e Deklaratës Rregullatore sipas procedurave ligjore në fuqi. Bordi i Komisionerëve të ERE, me Vendimin nr. 12, dt 3.3.2009 ka vendosur miratimim e Deklaratës Rregullatore dhe shfuqizimin e Vendimit nr. 87 datë 6.8.2008 “Për miratimin e Deklaratës Rregullatore”, të ndryshuar. Ndonëse nga ERE gjatë fazës së negocimit, janë kundërshtuar treguesit e ndryshuar të Deklarates Rregullatore, në përfundim ka miratuar deklaratën rregullatore të datës 03.03.2009, në kundërshtim me kërkesat ligjore të parashikuara në VKM nr. 835 datë 11.6.2008, i ndryshuar, veprim i cili ngarkon me përgjegjësi Bordin e Komisionerëve të ERE.
20. Referuar kushteve të Marrëveshjes së Shitjes së Aksioneve dhe anekseve bashkëlidhur, palës blerëse, Shoqërisë CEZ a.s, iu dhanë një tërësi të drejtash nga ana e palës shitëse, pra Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, të drejta që i krijonin CEZ a.s disa garanci gjatë operimit në Republikën e Shqipërisë.
Konkretisht palës blerëse iu dhanë garancitë që kishin të bënin me titujt e pronësisë së aseteve për shkak se astetet e listuara bashkëlidhur marrëveshjes (Aneksi 3) nuk ishin të rregjistruara dhe nuk kishin certifikatë pronësie. Në këtë kuptim CEZ a.s u garantua per titullin e plote dhe mungesen e pretendimeve te paleve te treta. Gjithashtu u dhane garanci mbi pasqyrat financiare, saktesine e te dhenave financiare, saktesine e faturimeve te meparshme, mungesen e pretendimeve nga palet e treta për aktivitetin e mëparshëm. Nje prej garancive me thelbesore qe iu dha pales ceke, kishte te bente me respektimin e kushteve te percaktuara ne Deklaraten Rregullatore. Deklarata Rregullatore permbante kushte mbi kushtet dhe menyren e miratimit te nivelit te humbjeve, te borxhit te keq, nivelin fillestar te humbjeve dhe targetet perkatese, kushtet e miratimit të tarifës dhe llogaritja e komponenteve te tjere te tarifes OPEX CAPEX etj. Te gjithe keto komponente, pefaqesonin elementet thelbesore te perllogaritjes se tarifes ne periudhat e mepasshme rregullatore. Shkelja nga pala shqiptare e nje prej ketyre kushteve, legjitimonte palen ceke qe te adresonte pretendime dhe te pretendonte shperblim demi per cenim te kushteve te marreveshjes se shitjes se aksioneve.
Garanci te njejta mbi Deklaraten Rregullatore, u percaktuan edhe ne Marreveshjen e Mbeshtetjes Qeveritare, ku pala shqiptare garantoi shoqerine e shperndarjes per moscenim te garancive te deklarates Rregullatore dhe ne funksion te ketyre parashikimeve u vendos nje garanci financiare ne vleren 60 milion euro, te siguruara me mbeshtetjen e Bankes Boterore.
21. Institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë masat për zbatimin e detyrimeve të marra përsipër në Marrëveshjen e Shitjes së Aksioneve, miratuar me ligjin 10116, date 23.04.2009 gjë që i ka krijuar mundësinë palës ceke që tëngrejë një tërësi pretendimesh për mosrespektimin e kushteve te saj.
Konform përcaktimeve të marrëveshjes, CEZ, me letrën e saj datë 26.11.2009, protokolluar në ish-METE me nr. 9858 prot. datë 21.12.2009, ka dërguar Propozimin për Vlerën Neto të Aseteve të Mbylljes, që sipas kësaj letre është 5.987.429.220 lekë, pra më e vogel se Vlera Referuese Neto e Aseteve që ka qënë përcaktuar sipas bilancit të datës 31.12.2007 që është 8.055.889.000 lekë. Sipas këtij propozimi duhet të kishte rregullim cmimi në zbritje, pra shitësi ti kthejë blerësit shumën prej 76% të diferencës midis Vlerës Përfundimtare Neto të Aseteve për Mbylljen dhe Vlerës Referuese Neto të Aseteve, ose në vlerë absolute shumën 1.572.029.433 lekë.
Nga përmbajtja e dokumentave të mesipërme dhe termave të marrëveshjes del se problemi i përcaktimit të Vlerës Neto të Aseteve në Mbyllje nuk është analizuar, dakortësuar dhe finalizuar me blerësin. Shitësi, në këtë rast METE, (i cili ka patur dhe bindjen se vlera e aseteve ishte në rritje dhe duhej të kërkonte rivlerësimin e cmimit në rritje), nuk ka kryer veprimet e nevojshme, sipas dhe në zbatim të marrëveshjes se nenshkruar.
22. Marredheniet ndermjet CEZ nga njëra anë dhe institucionet shqiptare nga ana tjetër, përfshirë edhe KESH, kane qene shume problematike për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve te energjisë elektrike, pra mospagesës së detyrimeve nga institucionet shtetërore ndaj CEZ dhe kjo e fundit ndaj KESH dhe OST sh.a.
Me date 28.02.2012 eshte lidhur Marreveshja midis METE, Ministrise se Punes Ceshtjeve Sociale, Ministrise se Shendetesise, Ministrise Drejtesise, Ministrise Puneve Publike dhe Transporteve, Ministrise Financave, KESH sha, OST sha, dhe CEZ shperndarja sha, e miratuar me VKM nr. 154 date 29.02.2012, marrëveshje e cila nuk është bërë efektive për shkak të mospërmbushjes së disa kushteve.
23. Mbi bazën e dokumentacionit, rezulton se nga ana e palës shqiptare dhe CEZ as ishte ngritur një grup pune i kryesuar nga Keshilltarja e Kryeministrit të cilët kanë konkluduar mbi cështje thelbësisht rregullatorë sikurse ishte niveli i borxhit të keq.
Ne mbeshtetje te dakortesimit nga Ministri i Financave, ERE me Vendimin nr. 87, date 29.06.2012 ka miratuar rishikimin e cmimit nga 2.83 leke/kWh te miratuar me vendimin 145 date 7.12.2011, duke e cuar ne 2.2 leke. Ky cmim, sipas vendimit, i shtrin efektet per tere periudhen e trete rregullatore 2012-2014.
Ky ndryshim ka krijuar efekte favorizuese per operatorin shites me pakice per vitin 2012-2014 dhe efekte negative për KESH ne vleren totale 8,818,986,918 leke, per sasine e blere nga KESH gjate viteve 2012, 2013 e 2014 shume e cila perben dem per KESH.
Duke analizuar faktet e lartpërmendura, konstatohet se persona me autoritet shtetëror, pa asnjë tagër ligjor, kanë hyrë në një proces për zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarrëveshjeve rregullatore të lindura midis kompanisë CEZ Shpërndarje dhe ERE. Nuk administrohet asnjë dokumentacion se mbi cfarë baze është ngritur Grupi i Punes dhe cili ka qënë qëllimi i tij. Për me tepër, mbi bazën e fakteve të mësipërme, konstatohet se këta persona, ne tejkalim të plotë të kompetencave që u ngarkon ligji, kanë rënë dakort me CEZ në dem të interesave të një kompanie tjetër publike, sic është KESH.
Gjithashtu provohet se këta persona kanë vijuar me dhenien e miratimeve dhe kanë ushtruar ndikim të paligjshëm, për një vendimarrje që nuk i takonte institucionit të tyre, por ERE-s si një institucion i pavarur, i ngarkuar me ligj, për miratimin e tarifave të energjisë elektrike.
24. Gjatë zbatimit të Marrëveshjes së Shitjes së Aksioneve, CEZ a.s adresoi mjaft pretendime, të cilat nuk u adresuan dhe nuk u trajtuan nga institucionet përgjegjëse.
Pikërisht këto veprime apo mosveprime të institucioneve të Republikës së Shqipërisë, të cilat sipas pretendimeve të CEZ a,.s binin në kundërshtim me ligjin, përbënin bazën ku CEZ a.s bazonte pretendimet e saj. Në këtë kuptim, sikurse trajtohet edhe në njoftimet zyrtare të pretendimeve, janë pikërisht këto veprime apo mosveprime të palës shqiptare, të kryera nëpërmjet institucioneve të saj, që krijonin efekte thelbësisht negative për financat e CEZ Shpërndarje, si rezultat i të cilave pala ceke deklaronte qe vazhdimi i aktivitetit ne keto kushte bëhej i pamundur.
25. Mungesa e marrjes së masave nga ana e institucioneve shqiptare konstatohet edhe në momentin pas heqjes së licencës së shpërndarjes dhe furnizimit dhe kalimit të shoqërisë CEZ Shpërndarje në administrim të përkohshëm.
Në bazë të Nenit 18, të Ligjit 9072, Këshilli i Ministrave duhet të kishte proceduar menjëherë pas heqjes së licensave shoqërisë CEZ Shpërndarje Sh.A, me shpronësimin e aseteve. duke i paguar këtij të fundit vlerën përkatëse që do të rezultonte si pasojë e shpronësimit. Këto veprime nuk u kryen nga Këshilli i Ministrave pas heqjes së licencave Shoqërisë CEZ Shpërndarje (Janar 2013 e në vazhdim). Mosmarrja e ketyre masave cenonte drejtpërdrejtë pozitën e Republikës se Shqipërisë ne procesin e arbitrazhit, fakt qe konfirmohet edhe letra e avokatit te kontraktuar nga pala shqiptare per perfaqesimin e kesaj ceshtje ne arbritrazh, e dates 30 shtator 2013 dhe komunikimi i datës 20 maj 2014. Për rreth 1 vit, shoqëria qëndroi me status të papërcaktuar juridik, ku pronësia e aksioneve i përkiste palës ceke ndërkohë që administrimi realizohej nga pala shqiptare.
Mosmarrja në kohë e masave nga ana e institucioneve shqiptare, dobësoi pozitën proceduriale të Republikës së Shqipërisë duke e vendosur në pozicion të disfavorshëm në raport me palën CEZ a.s