Një nga viktimat e agjensisë Ande-LM, që premtonte punë në Kanada dhe Australi, ka denoncuar te jetaoshqef.al mesazhet e këmbyera me administratoren e kësaj agjensie, Lule Makashi. Kjo e fundit është larguar drejt Italisë pas presionit të personave që u kishte marrë lekët. Mësohet se ajo u kishte marrë miliona pothuajse 2 mijë aplikantëve. Ndërkohë të paktën 30 persona denoncuan në Policinë e Tiranës mashtrimin e kësaj agjensie.
Lule Makashi është gruaja e ish-drejtorit të policisë së Durrësit, Edmond Makashi , që i dha fund jetës përmes vetëvrasjes. Sot policia e Tiranës njofoi arrestimin e shtetasit Klevis Rreshka, 25 vjeç, banues në Tiranë dhe ka shpallur në kërkim Lule Makashin, 51-vjeçe dhe Adeila Makashin, 28 vjeçe.