Kreu i FRD Bamir Topi ka shprehur zhgënjimin e tij në lidhje me vendimin e drejtësisë për të mbyllur dosjen e 21 Janarit ku u vranë 4 persona. Në atë kohë kryetari i Frymës së Re Demokratike Topi mbante postin e Presidentit të Republikës. Bamir Topi tha se në vendin tonë “gjëmat e mëdha dalin të pastra, ndërsa të voglat burgosen”.
Në mbledhjen e kryesisë, Bamir Topi lëshoi një valë kritikash ndaj partive politike që sipas tij i kanë shuar shpresën qytetarëve. Ai kërkoi edhe një herë mbështetjen e shqiptarëe për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
FRD feston këtë fundjave 4 vjetorin e themelimit dhe Bamir Topi i kërkoi kryersisë që të nisë takimet ne bazë për të bindur votuesit t’i besojnë kësaj force politike në zgjedhjet e ardhshme politike më 2017.