Pas arrestimit të një gazetareje holandeze në Turqi këtë fundjavë, për gjoja se e kishte fyer presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, gazeta më e lexuar në Holandë, publikoi këtë të hënë një karikaturë editoirale në faqen e parë, që shfaq Erdoganin si një majmun që e shkatërron papritmas lirinë e shprehjes në Evropë.
The Independent shkruan se karikatura e publikuar në të përditshmen De Telegraaf, ka të vizatuar një majmun me fytyrë të Erdoganit, duke e shtypur një grua, e cila del të jetë Ebru Umar, një shkrimtare holandeze më prejardhje turke, e cila u arrestua në Turqi këtë të diele, transmeton Gazeta Express.
Në karikaturë, Presidenti turk qëndron në një guri të quajtur “Apenrots”, një term holandez që ka kuptimin “gurët e majmunit”, i cili përdoret për t’iu referuar ministrit të Jashtëm holandez, por mund po ashtu t’iu referohet edhe një vendi ku një individ dominues e mban pushtetin.
Karikatura titullohet “dora e gjatë e Erdoganit”.