Shpesh pornografia “shkrihet” me Hollivudin dhe nuk janë të paktë ata që rrugën drejt suksesit në ekranin e madh e kanë kaluar nga filmat me “pullë të kuqe”. Mes tyre ka emra që i kemi dëgjuar, të tjerë që mundohen të harrojnë këtë pjesë të jetës së tyre, apo ata që janë munduar ta fshehin, por pa sukses,eE në fund janë detyruar dhe kanë pranuar me gojën e tyre se dikur kanë qenë protagonistë në filma pornografikë.
Më poshtë pesë emra të famshëm të ekranit hollivudian që ndoshta s’e keni ditur që e kanë nisur gjithçka nga pornografia:
Cameron Diaz: Bjondja e famshme për buzëqeshjen e saj nuk është “aq engjëllore sa duket”. Ironikisht edhe vetë titulli i filmit për të rritur ishte “Ajo s’është një engjëll”. Në ato pak pamje që kanë siguruar mediat rozë në SHBA ndër vite, Cameron shfaqet e zhveshur në një poster me një mashkull të lidhur. Me marrjen e famës në rolin e filmit “Maska”, aktorja bëri gjithçka që videoja e saj ‘soft porn’ të mos publikohej kurrë sepse mund t’i rrezikonte imazhin në Hollivud.
Në 2013, producenti i filmit u përpoq ta shantazhojë duke i kërkuar 3.5 milionë dollarë në këmbim të mospublikimit të fotove lakuriq të saj, por në vend të parave mori 3.5 vite burgim pas denoncimit të aktores. Edhe sot, kur është 42 vjeç dhe në listën e aktoreve më të paguara hollivudiane, ajo po bën gjithçka që të mos dalë asgjë nga e shkuara e vet, ashtu si në rolin te filmi i fundit komedi, “Sex Tape”.
Arnold Schwarzenegger – Vetë Guvernatori ka pranuar “anën e errët” të tij kur ishte një 20-vjeçar, duke rrëfyer se ka marrë pjesë në një orgji, ndërkohë që qarkullojnë edhe disa pamje që e shfaqin atë duke ‘tymosur’ hashash. Në vitin 1977 pozoi nudo për disa revista homoseksualësh, duke hedhur hapat e parë të bindjes së vet se “homoseksualët vuajnë të njëjtin paragjykim si bodybuilders”. Vite më vonë, kur u bë Guvernator i Kalifornisë, Arnold firmos dy ligje që ligjëruan martesat homoseksuale në shtetin që drejtonte.
Matt LeBlanc – Pjesa më e madhe e njohin për rolin e tij në serialin e famshëm “Friends”. Para se të fitonte rolin në këtë serial komik, ishte pjesë e një ‘seriali’ pak më të shkurtër me pullë të kuqe; “Red Shoe Diaries”, një film pornografik ‘soft’ i viteve ‘90 me katër seri.
David Duchovny – Narrator dhe aktor i “The Red Shoe Diaries”. Aktori i X-Files duket se jo gjithmonë ka qenë në kërkim të shpjegimit të fenomeneve të mistershme jashtëtokësore.
Jackie Chan – E vështirë të besohet, por njeriu i fortë i arteve marciale në Hollivud s’e ka nisur karrierën e tij duke dhënë grushta e shqelma për “të këqijtë”. Në fillim të viteve ’70, Jackie punonte si dublikant për skena të rrezikshme dhe të ardhurat ishin të pakta. Mendoi se mund t’i shtonte ato duke u bërë pjesë e një filmi pornografik (dhe komik) në Hong-Kong.