Importi i karburanteve, cigareve, metaleve dhe makinave të përdorura janë furnitorët kryesore te të ardhurave doganore për tremujorin e parë të 2016. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave vetëm nga importi i karburanteve u arkëtuan 7.8 miliardë lekë të cilat zunë më shumë se 24 % të totalit të krejt të arkëtimeve doganore në këtë periudhë.
Në tremujorin e parë të këtij viti importet e karburanteve u rriten mbi 30 për qind për shkak të se rafineria e përpunimit të naftës ARMO ka ndalur prodhimin. Vitin e kaluar nafta e përpunuar nga ARMO llogaritet se zuri 30 për qind të konsumit në tregun vendas porse administratat fiskale hasën në vështirësi për taksimin e i zinxhirit të prodhimit, çka çoi në u arkëtime në nivele të ulta të akcizës krahasuar me faktin e 2014 raporton Monitor.
Te dytat në radhë me rëndësi strategjike për të ardhurat e buxhetit të shtetit, janë zhdoganimet e cigareve. Në tremujorin e parë 2016 vetëm nga importi i cigareve u arkëtuan 4.1 miliardë lekë ose rreth 13 për qind e krejt totalit te të ardhurave doganore.
Në muajt e parë të vitit 2015 importet e cigareve ishin të ulta pasi importuesit për shmangur pagesën e akcizës së rritur importuan sasi të mëdha në muajt e fundit të vitit 2014 para se të hynte në fuqi paketa fiskale. Pezullimi i rritjes së akcizës më 2016 uli fenomenin e përqendrimit të importeve në fund të vitit duke kthyer në normalitet edhe arkëtimet e të ardhurave për buxhetin e shtetit në këtë produkt.
Pas cigareve, metalet, automjetet e përdorura, plastika, ushqimet e përpunuara, energjia elektrike, veshjet, detergjentet dhe fruta –perimet hyjnë në 10 mallrat më të importuar në vend për tre muajt e parë të vitit dhe gjithashtu janë furnizuesit më të mëdhenj të arkës së shtetit në në të ardhura.