Sekretari i PD-së, Enkeleid Alibeaj, ka bërë të ditur sot nga selia e PD-së se një biznesmen në Sukth, Osman Pana, është kërcënuar nga një bandë pasi më parë i ishte vendosur një gjobë nga kjo bandë. Sipas tij, këto banda janë të njohura në zonën e Sukthit, por ato nuk ndalohen sepse janë të lidhura, sipas Alibeajt, “me Vangjush Dakon dhe Edi Ramën”.
“Kjo bandë ishte në shërbim të Dakos dhe Ramës gjatë zgjedhjeve vendore. PD i bën thirrje prokurorisë të nxjerrë para ligjit këta banditë që venë gjoba. Nuk mund ta lemë vendin peng në duart e Dakos, Ramës dhe Tahirit”, ka deklaruar Alibeaj.