Siguria së pari
Nuk ka ndonjë gjë si seks plotësisht i sigurt, mirëpo padyshim që mund t’i shmangni rreziqet e ndryshme.
Prandaj, sigurohuni që ai do të vë kondom, sepse kjo është forma më e mirë për zvogëlimin e rreziqeve të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.
Mos shpresoni shumë…
Nëse mendoni se seksi do të jetë i mahnitshëm, atëherë mendoni prapë…
Në përgjithësi, seksi përmirësohet me kohën, prandaj mos u ndjeni nën presion në natën e parë, pasi do të jetë vetëm një nga shumë netët me seks.
Merrni frymë thellë
Seksi për herë të parë mund të jetë i tensionuar dhe shpesh herë me dhimbje. Frymëmarrjet e thella dhe të gjata do t’ju ndihmojnë të relaksoheni, transmeton Telegrafi.
Shijojeni paralojën
Çdo gjë që ndodh para marrëdhënies, si puthja, prekja, seksi oral etj., është pjesë e përvojës seksuale dhe nuk është gjithçka rreth penetrimit.
Flisni
Tregoni atij çfarë po ju bën të ndjeni më shumë kënaqësi dhe çfarë jo.
Mos pritni të keni orgazëm
Padyshim që është mirë nëse përjetoni orgazëm, por shumica e femrave nuk përjetojnë orgazëm herët e para me një djalosh të ri.