Ukraina shënon sot 30-vjetorin e katastrofës bërthamore në Çernobil.
Kambanat janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit, për të shënuar momentin e shpërthimit në reaktorin numër katër, më 26 prill të vitit 1986.
Shpërthimi ka bërë që një re e madhe e materialit radioaktiv të kalojë kufijtë e Ukrainës, në Rusi, në Bjellorusi dhe në Evropën veriore.
Numri i njerëzve të vrarë nga katastrofa mbetet i diskutueshëm.
Mendohet se 30 persona kanë vdekur në momentin e shpërthimit dhe në operacionin e shpëtimit.
Por, një raport i Kombeve të Bashkuara, i publikuar në vitin 2005, ka llogaritur se 4,000 veta mund të kenë vdekur nga sëmundje që lidhen me materialin radioaktiv.
Ngjarja në Çernobil mbetet katastrofa më e keqe bërthamore në histori.