Të gjithë zyrtarët e shteti për çdo vit deklarojnë pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Interesave të gjithë pasurinë e tyre. Tashmë është bërë publike ajo ose çfarë ka deklaruar kreu i ekzekutivit Edi Rama për vitin që lamë pas.
Kështu ajo që vihet re është se pronar i një apartamenti në Tiranë me sipërfaqe 59 metër katror, me vlerë 54 milionë lekë.
Pronar i një studio artisti, trashëgim nga i ati, vlera e të cilës shkon 25 milionë lekë të vjetra, 50 për qind aksioner i shtëpisë në Surrel.
Përpos disa pronave individuale të bashkëshortes Linda Rama, ka në një llogari bankare rreth 20 milionë lekë të vjetra, të ardhura nga shitja e librit “Kurban”, rreth 10 milionë lekë të vjetra kesh, si pasojë e kursimeve personale.
Kreu i ekzekutivit nuk zotëron një makinë personale.