Kanë kaluar 30 vjet nga katastrofa më e madhe bërthamore në botë dhe uzina e Çernobilit është ende aty si shenjë e së kaluarës.
Qyteti Pripyat, i themeluar në vitin 1970, i cili u ndërtua për punëtorët e uzinës bërthamore aty pranë ishte dikur model i idealit sovjetik, ndërsa tani është një qytet fantazmë.
Të 50 mijë njerëzit që jetonin dikur në Pripyat u evakuuan me shpejtësi pas shpërthimit në uzinën bërthamore të Çernobilit 4 kilometra më larg. Në orët e para të 26 prillit 1986, shpërtheu reaktori numër 4 i centralit bërthamor.
Pas shpërthimit të reaktorit 4, rreth 600 mijë njerëz u thirrën për të bërë likuidimin e pasojave.
Tani, pas 30 vjetësh, pjesa tyre që kanë mbetur gjallë vuajnë nga probleme të shumta shëndetësore dhe vetëm 5 përqind e tyre mund të quhen të shëndetshëm, sipas ministrisë ukrainase të Shëndetësisë.
Disa prej tyre janë rikthyer në shtëpitë e braktisura për dekada me radhë.
Më 26 prill shënohet edhe përvjetori i 30 i katastrofës së Çernobilit, në Ukrainën Sovjetike të asaj kohe.
Qeveria tha se urdhri i evakuiimit u dha 36 orë pas incidentit, duke vijuar deri në ato momente kulturën e sekretit shtetëror.
Maria Lozbin është vetëm një nga mijëra familje që u evakuuan nga shtëpitë e tyre pas incidentit të Cernobilit në prill të 1986 por është rikthyer sërish atje 6 vjet më parë, pavarësisht rrezikut të rrezatimit ende prezent.
69 vjecarja Lozbin tha se shtëpia e saj ka qënë shumë e fortë por u dëmtua rëndë dhe sot ajo ka frikë të jetojë në të por ka vendosur që të qëndrojë aty.
“Çfarë ka këtu për të patur frikë? Këtu është një jetë e qetë dhe e këndshme. Ndërsa atje, në fshatin ku na evakuuan ishte plot me pije dhe me drogë” thotë ajo.
Sot ajo jeton në Cernobil me djalin e saj dhe familjen e tij, në një zonë që është e rrezikuar nga rrezatimi dhe ku guidat turistike drejtojnë turistët kuriozë, pa iu afrua r këtyre shtëpive.
Lozbin mban në shtëpinë e saj Pula, Pata dhe rosa, mbjell domate dhe patate ndërsa shkon për të mbledhur kërpudha në pyjet aty pranë.
“Këtu nuk ka rrezatim. Unë nuk kam frikë nga asgjë. Sic thashë, ne këtu rrisim çdo gjë dhe hamë nga ato ç’ka mbjellim këtu. Dhe nëse një ditë unë do të vdes, nuk ka rëndësi nqs do të jetë nga rrezatimi apo jo. Unë do të vdes kur të më vijë koha,” thotë ajo.
Nga incidenti i rëndë 31 vetë humbën menjëherë jetën ndërsa mijëra të tjerë u detyruan të ikin. Numri i të vdekurve u rrit me kalimin e kohës për shkak të qindra vetë u prekën nga sëmundje të ndryshme të shkaktuara nga rrezatimi, kryesisht nga kanceri.
Sipas të dhënave të “Greenpeace” siguruar nga një studim, në prag të 30 vjetorit të katastrofës, vetëm nga kanceri kanë humbur jetën 115 mijë vetë, shumë larg shifrës prej 9 mijë vitkimave të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Studimi i “Greenpeace” sugjeron gjithashtu se njerëzit që jetojnë në këto zona vazhdojnë të konsumojnë, të hanë e të pinë ushqime dhe pije me nivel të lartë rrezatimi, cka është rrezik për jetën e tyre.
Në raportin zyrtar theksohet se zona eksluzive prëej 30 km përqark reaktorëve të Cernobolit, mbetet ende e kontaminuar dhe në të është e pamundur të jetosh.
Por ky raport nuk vlen për Maria Lozbin apo 160 personat e tjerë që janë rikthyer për të jetuar aty.
“Çfarë ka këtu për të patur frikë?” thotë nusja e Maris, Oleksandra Lozbin.
“SI mundet që ne të braktisim këtë natyrë? Ku tjetër mund të dëgjoni bilbilat? Askund tjetër. Ku tjetër mund të gjesh këtë natyrë dhe këtë qetësi? Asgjekundi tjetër” thotë Oleksandra.
Bashkëshirti i saj, i cili është rritur vetëm 7 km larg, u rikthye për të parë situatën në Cernobil në vitin 2008, për të tërhequr më pas familjen e tij në 2010.
“Bashkëshorti im donte të kthehej në shtëpinë e tij, në jetën e tij të mëparshme. Ai erdhi kur këtu gjithcka ishte mbyllur, kur këtu ishte e ndaluar të hyje” tha ajo.
Oleksandra thotë se fillimisht policia i detyroi ato me forcë që të largoheshin por familja refuzoi.
Oleksandra shpreson që nga shebulli i tyre, të frymëzohen edhe familje të tjera të rikthehen, që njerëzit ta rifillojnë jetën aty ku ishin para aksidentit. Familja Lozbin ka krijuar edhe një lloj muzeu të vogël brenda shtëpisë, me sende të gjetura në rrugë, objekte të braktisura.
Ka disa libra, disa kukulla, një rrotë e ndryshkuar, një foto bardhë e zi e një cifti. E një ditë ajo shpreson që dikush ti shohi dhe të njohin ndoshta në atë foto gjyshërit e tyre.
“Ne vendosëm të mbledhim këto gjëra të vjetra, që një ditë të mund të tregojnë historinë e Cernobilit. Shpresojmë që njerà «zit të vinë një ditë këtu, në ishull dhe të jetojnë” thotë ajo.
Mbi stol qëndron edhe një gazetë sovjektike e 26 janarit të vitit 1986, 4 muaj përpara katasrofës. Në faqe të parë lexohet kryeartikulli: “Jo testit nuklear”.
Gjithsesi, ende sot, edhe pse kanë kaluar 3 dekada, përmasat e asaj që ndodhi në vitin 1986 në Çernobil, ende nuk dihen plotësisht.
Vetëm disa qindra metra larg uzinës, dhjetëra punëtorë po ndërtojnë një objekt të madh për depozitimin e mbetjeve bërthamore përreth reaktorit të shkatërruar.
Ky projekt me vlerë prej 2 miliard euro është financuar nga donatorë ndërkombëtarë dhe nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Kjo strukturë do të shërbejë si një mbulesë izoluese e reaktorit 4 dhe është planifikuar të rezistojë 100 vjet, ndoshta disa qindra vjet. Ajo i jep një rast Ukrainës ta çmontojë plotësisht reaktorin 4.
Kur ky objekt i ri të ketë përfunduar, ai d o të sillet me shina për t’u vendosur mbi mbulesën e tanishme, e cila ka shfaqur shenja degradimi. Procesi pritet të përfundojë në vitin 2017.