Bashkëshortja e këngëtarit të tallavasë njohur si Reni i Elbasanit, ka marrë një përgjigje nga kryeministria për letrën që i nisi pak kohë më parë kreut të qeverisë Edi Rama.
Daniela Meçja kë kërkonte që familja e saj të merrte pension të posaçëm “frymëzuar” nga vendimi i qeverisë që i dha pension familjes së këngëtarit të ndarë nga jeta, Florian Kondi, njohur për publikun si “Doktor Flori”.
Në një shkresë të 18 prillit firmosur nga Drejtoresha për Marrëdhëniet me Qytetarët, Ana Rafti, thuhet se rasti i saj i është kaluar për verifikim Shërbimit Social Shtetëror.
Por ato që bien në sy janë gabimet e shumta ortografike në shkresën zyrtare të kryeministrisë.
Zonjës Meçja shkresa i drejtohet në gjininë mashkullore duke i thënë “Jeni i lutur”, dhe pastaj vijon me gafa të tjera si fjalët “korrispondençën” , “instituçionit” apo përcjelljen.