Julian Veizi, nipi i Ziver Veizit të vrarë në demonstratën e 21 Janarit, ka kritikuar ashpër Gjykatën dhe Prokurorinë e Përgjithshme për mosndëshkimin e fajtorëve të ngjarjes.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, Veizi i cili është jurist në Policinë e Gjirokastrës shkruan se Gjykata dhe Prokuroria varrosën shpresën që ky vend do të bëhet.
Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe ish-kryeministrin Berisha, ku sipas tij, kryekrimineli bën thirrje për armatosje, e bën Presidentin horr, Prokuroren lavire, nuk zbaton urdhërat e Prokurorisë, por në burg futet kush ka rilidhur energjinë që nuk kish paguar.
Ja postimi i plotë i Julian Veizajt:
Gjykata dhe njekohesisht edhe Prokuroria e mbaruan lojen e tyre!!! Si e nisen, e bitisen por bashke me “21 Janarin” varrosin shpresen qe ky vend do behet… Kryekrimineli ben thirrje per armatosje, e ben Presidentin horr, Prokuroren lavire, nuk zbaton urdherat e Prokurorise, por ne fund ne burg futet kush ka rilidhur energjine qe nuk kish paguar….
Kryekrimineli eshte i plotfuqishem perball Qeverise, perballe Drejtesise, edhe perball loteve te Anes qe “vajtuan” ne gjith Europen…
Kryekrimineli per nje gje ka te drejte, ketu duhet armatosur populli, sepse eshte e vetmja zgjidhje, sepse ti o Kryekriminel e do fiks aty, ne lule te ballit…. Kryekriminel, fitove ti!!!
1997-ta, Gerdeci, 21 Janari jane arritjet e Qeverise tuaj!!!
Kryekriminel “Na fal”!!!
“Te na falesh qe na vrave”