Do të mjaftonin për të nxjerrë një album të ri çdo vit, për 100 vitet e ardhshme. Ky është thesari i jashtëzakonshëm muzikor i Prince, mijëra këngë të panjohura, ende të varrosura në bodrumet e rezidencës së tij në Paisley Park të Minesotës.
Siç njofton CNN, rreth 70% e krijimtarisë shumë të pasur të Prince është ende e papublikuar. Dhe ky është një thesar i papërsëritshëm që do t’i sigurojë famë dhe emër këngëtarit të njohur edhe për shumë dekada të tjera.