Këshilli i Lartë i Drejtësisë njofton publikisht se me vendimin nr. 41 datë 11.04.2016 vendosi të shpallë 1 (një) vend vakant për inspektor në Inspektoratin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Në një njoftim për media si dhe publikimit në faqen e KLD-së, bëhet i ditur njoftimi për nje vend vakant për nje Inspektor pranë KLD.
Njoftohen të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret ligjore për vendet vakant, të parashikuar në ligjin nr. 9877, datë 18.02.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në ligjin nr. 8811, datë 17.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar, që të paraqesin pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë brenda afatit 30 ditor nga dita e hyrjes në fuqi e vendimit, dokumentet përkatëse, thuhej ne kete njoftim.