Tirana ka nisur të vuajë pasojat e para të reshjeve që po bien pa pushim, ndërkohë që lumi i Lanës si gjithmonë e ka rritur nivelin e prurjeve.
Ende nuk ka një udhëzim nga Emergjencat Civile nëse shirat do të rrezikojnë përmbytje në zona të caktuara. Sipas shërbimit meterologjik, reshjet do të vijojnë gjatë gjithë javës.