Njerëzit që shkruajnë me dorën e majtë përbëjnë rreth 10-15 per qind të të gjithë popullsisë. Por fakti që përdorin më shumë dorën e majtë nuk i bën ndryshe nga të tjerët dhe nuk do të thotë se nuk e përdorin aspak dorën e djathtë. Sipas disa studimeve, meshkujt kanë tendencë të jenë mëngjarashë më shumë se femrat. Gjithashtu, çdo vit festohet Dita Ndërkombëtare e Mëngjarashëve, në 13 Gusht.
Ja cilat janë 5 veçori që duhet të dini për ata që përdorin më shumë dorën e majtë:
Janë më të zotët në kreativitet apo art se sa në lëndë shkencore.
Kanë talent në bejzboll, tenis, not apo boks.
Kanë tendencë të vuajnë nga pagjumësia
Janë më të shkathët në kryerjen e disa detyrave njëherësh sepse janë më të përqëndruar
Disa nga personazhët që kanë sjellë ndryshime në botë kanë qenë mëngjarashë, si për shembull Leonardo da Vinci, Bill Gates, Mozarti, madje edhe Barack Obama është mëngjarash.