Kompani kineze China Everbright ka bërë me dije zyrtarisht se ka nënshkruar blerjen e koncesionit të Rinasit.
Përmes një deklarate të publikuar në sitin “ACN Newswire”, Shoqëria konfirmon se blerja është kryer në emër të Keen Dynamics Limited, kompani e saj në partneritet me Friedmann Pacific.
Pas mbylljes së marrëveshjes, Keen Dynamics Limited do shfrytëzojë koncesionin e Aereoportit të Rinasit deri në vitin 2025.
Sipas Kompanisë kineze marrëveshja mund të zgjatet deri në vitin 2027, në varësi të kushteve që do të vendosë Qeveria Shqiptare. Në njoftim, nuk bëhet publik shuma e paguar nga kompania kineze për blerjen e marrëveshjes koncesionare të Tirana International Airport raporton Shqiptarja.
Chen Shuang, kreu i China Everbright ka thenë se shoqëria po sheh me prioritet mundësitë për investime në strukturat globale. Bashkëpunimi me Friedmann Pacific, e cila do të sjellë ekspertizën e vet në këtë partnertitet, cilësohet nga Shuang si i suksesshëm dhe me prespektiva positive për të ardhmen.
China Everbright Limited është një shoqëri e themeluar në vitin 1997 në Hong Kong e specializuar për investime jashtë kufijve. Edhe Friedmann Pacific është një kompani e themeluar në Hong Kong, në vitin 2000, e specializuar në projektet aereoportuale dhe të aviacionit në Kinë dhe në botë.