Nuk ka fjetur gjumë 6 ditë rrjesht dhe kjo ka ndodhur në ditët përpara se këngëtari Prince të humbiste jetën. Kunati i yllit të muzikës Maurice Philipps, i ka thënë sajtit të njohur amerikan TMZ se Prince kishte punuar për 154 orë pa pushim, pa fjetur gjumë, përpara se të vdiste.
Ndërkohë, Max Timandro, që punon në dyqanin e muzikës “Electric Fetus” në Minneapoli, tha se e kishte takuar këngëtarin 5 ditë përpara vdekjes.
“Të gjithë ata që takoi atë ditë i thanë se dukej shumë i zbehtë, i lodhur, i dobët dhe nuk dukej në formë si gjithmonë.”
Zëdhënësja e Prince, Anna Meacham tha se “trupi i Pince u dogj dhe hiri i tij do të prehet në një vend sekret.”
Shkaqet e vdekjes së këngëtarit mbeten ende të paqarta. Zëdhënësja Meacham tha se rezultatet e autopsisë do të bëhen publike pas katër javësh.
Sipas gazetës TMZ, e cila ishte e para që dha lajmin e vdekjes së Prince, këngëtari kishte marrë një dozë të tepruar të një ilaçi të fortë kundër dhimbjeve, Percocet, që i shkaktoi vdekjen.