Gjerësisht dihet se përdorimi i armëve për zgjidhjen e problemeve, nuk është rruga e duhur, të paktën në jetë civile. Por nga ana tjetër edhe armatimimi i popullatës me armë nuk është gjë tjetër vetëm se militarizim dhe frymzëim i vazhdueshëm për dhunë, i cili në fakt nuk ndihmon aspak në zgjidhjen e problemeve. Është thjeshtë frymëzim vetëgjyqësie. Ish kryeministri Berisha pak ditë më parë bëri thirrje për armatosje të popullatës, nga e cila qeveria do “futej në vrimën e miut”. Një thirrje kjo në kundërshtim me ligjet e shtetit shqiptarë. Më pas disa deputetë të PD-së bën përpjekje ta modifikonin thirrjen e tij për armatosje të popullatës me argumentin se kështu e ka dhe SHBA. Por cili është realiteti amerikan I armëve, ku ka një angazhim të Presidentit Obama për kufizimin e shitjes së armëve civilëve? Satistikat janë tronditëse, sidomos sa u përket masakrave nëpër rrugë. Ja disa fakte:
- SHBA mund ta blesh armë në dyqane.
- Në SHBA ka më shumë armë se sa njerëz
- Në SHBA njerëzit janë më të dhunshëm dhe përdorin armët më shumë se ne çdo vend tjetër
- Armët blihen lehtë. Kush ka mbushur 21 vjeç mund të blejë një armë
- Kanë ndodhur më shumë se 78 masakra që kanë shkaktuar 547 të vdekur.
- 47% e amerikanëve kërkojnë që të forcohen ligjet për blerjen e armëve. 38 % thonë që ligji të jetë i njëjtë dhe 14 % duan më shumë liberalizim.
- Shteti ku janë më të shpërndara armët në SHBA është Alaska ku 60 % e banorëve kanë të paktën 1 armë.
- Në SHBA një rol të madh luajnë edhe lobimet e industrialistëve që prodhojnë armët. Çdo vit ata fitojnë miliona dollarë nga kjo industri.