Blac Chyna ka përjetuar një moment pakëndshmërie kur një fans është përpjekur që ta puthë.
Modelja dhe ylli televiziv dukej shpërthyese me veshjen e saj, me gjoksin në plan të parë, gjatë një daljeje në Los Angeles gjatë fundjavës.
Mirëpo, një mashkull iu afrua duke i kërkuar që të bënte një fotografi, por u përpoq ta puthte. Reagimi i sigurimit ishte i shpejtë duke e larguar fansin “e çmendur”.