Aktorja e njohur Ema Andrea, ka reaguar pas sulmit të Shkëlzen Berishës, pasi ajo kritikoi babain e tij për thirrjen që iu bëri shqiptarëve të armatosen kundër qeverisë.
Andrea i thotë Shkëlzenit të qetësohet, se nuk ia ka sharë njeri babain.
Ajo ndërkohë i kujton se realiteti në Shqipëri është ndryshe nga ai që sheh Shkëlzen nga dritaret e makinave dhe avionëve më të cilët udhëton nëpër botë.
Ja çfarë shkruan në statusin e saj:
“Per ata qe duan te behen te famshem duke perdorur emrin tim!!
Zotni, mos fyej fjalen e lire, dhe mos u perpiq te perdoresh emrin tim as per pislleqet politike e as per delire!!
Une kam thene dhe do ta them ate qe mendoj e jam perpjekur te mos fyej babain e askujt!!
Nuk i perkas asnje lloj tifozerie e as partie(edhe pse eshte e njejta gje per juve )!
Kam jetuar dhune ne kete vend aq sa te jem kunder cdo thirrjeje per dhune e arme, pavaresisht se kush i ben !!
Nga parlamenti dhe politikberesit e cdo ngjyre pres kujdes dhe zgjidhje problemesh!
Nuk eshte ceshtje familjare!!
Nese do ish e tille, nuk do te flisja!!
Une kam respekt per pjestare te familjes suaj, te cilet i njoh jashte politikes!!
Qetesohu lutem, permbahu se nuk ta shava babin!!
Lutem mos guxosh, vetem se ta lejon statusi i birit, te me japesh perkatesi, qe nuk i kam!!
Jemi ne demokraci ku secili shpreh mendimin e vet, pa fyer e pa nxjerre perfundime paraqende!!
Nuk jam as me PS e as me PD!!
Jam me kunderdhunen!!
Dhe nje info qe ta perdoresh tamam: Kam jetuar ne Shqiperi qe prej ’71-n, ne token dhe hallet shqiptare…
Ketu nga jetoj une realiteti eshte shume me ndryshe se nga dritarja e makines apo avionit!!
Uroj paqe Zotni per ty e per familjen e cdo shqiptari!! Te fala nga shtepia”, shkruan aktorja e njohur.