Një dizenjatore, e cila ka qenë e lidhur me Jay Z në të kaluarën, ka bërë një koment disa orë pas nxjerrjes së albumit të ri të Beyoncé, duke mbështetur akuzat se ajo është gruaja misterioze që mund të ketë hyrë në mes të çiftit të famshëm.
Në albumin e ri të këngëtares, “Lemonade”, një këngë trajton gjerësisht punën e tradhtisë dhe Beyoncé i referohet disa herë mungesës së besnikërisë bashkëshortore.
Në tekstin e këngës, ajo aludon se burri i saj, Jay Z, mund ta ketë gënjyer dhe përmend një femër zeshkane.
Dhe tashmë po qarkullojnë spekulime se është fjala për dizenjatoren Rachel Roy, e cila ka publikuar një postim duke iu referuar këngës dhe fansat e Beyoncés po e akuzojnë se ajo është femra që ka pasur aferë me reperin e famshëm.