Të gjithë e njohin si valltare seksi e cila me punën që bënë arrinë të fitojë shumë para. Por pak kush e di sa e vështirë ishte jeta për Donjeta Kosumin – Kallashin kur ajo ishte fëmijë.
E rritur pa nënë dhe në varfëri, ajo qysh si e vogël kryente punën e të rriturve për ta ndihmuar babanë ta mbaj familjen. Të afërmit e saj tregojnë për Magazina.al, mënyrën skajshmërisht të keqe të jetesës që bënte ajo, derisa një ditë Donjeta nisi të frekuentonte lokalet e natës. Mund t’ju duket e pabesueshme, por edhe sot, me punën që bënë Kallashi kujdeset për familjen e mbetur në fshatin Burrnik të Ferizajt.
Po si ishte fëmijëria e saj?
Ajo mezi kalonte rrugën nga frika se mos po e shtypë ndonjë makinë. Shpejtonte hapat e vegjël për t’u dal përpara njerëzve duke u zgjatur atyre paketën me lloj – lloj cigaresh. Po thuaj secilin që e shihte ia bënte të njejtën pyetje. “Doni cigare’.
Shumë nga ata e shpërfillin këtë vajzë të vogël të veshur me rroba të vjetra që nuk ia ndalnin të ftoftit e dimrit, por ajo insistonte. I duhej patjetër të shiste dicka sepse paratë nga shitja e duhanit në mbrëmje ia dorëzonte babait të saj që po krijonte një familje mbi themelet e një shtëpi të vjetër, brenda së cilës kishte lindur edhe Donjeta Kosumi. “U rrit pa nanë, në fukarallak. Qysh e vogël ajo ka shitur cigare. Ka qenë tip i gjallë, s’ja ka ni për asgjë”, tregon një i afërm i saj.
Duke mos dashur të identifikohet me emër ai tregon për jetën e vështirë që bënte Donjeta.
Ajo tërë ditën punonte në qytet dhe në mbrëmje kthehej në fshatin e saj Burrnik bashkë me pazarin e një dite të mundimshme për një fëmijë. Pas kthimit, kasolla e vjetër nuk i ofronte Donjetës ngrohtësinë e duhur. “Ajo qysh e vogël mbeti pa nanë. Diku para 15 vjetësh prindërit e saj janë nda. Kjo ka mbetë veq me baben. Më pas baba i saj u martu dhe ka dy djem” tregon ai.
Kur moshataret e saj, kishin mendjen te kukullat, Donjeta nisej drejt qytetit për ta perseritur tërë ditën refrenin e njejtë dhe pothuaj para secilit që e takonte; doni cigare?
Jeta e vështirë e rriti para kohe vajzën e vetme të dy prindërve të ndarë. Qëndrimi i gjatë në qytet bëri që Donjeta të shoqërohet me lloj njerëz të cilët jo të gjithë do ta tërhiqnin në rrugën e drejtë. “Ajo dikur ra në një shoqëri të keqe. Fillojë të mos vinte në shtëpi. Dikur u largua tërësisht”, tregon ky i afërm i Donjetës.
Për një kohë, Donjeta nuk u bë e gjallë. Shkëputi kontaktet me babain njerken dhe dy vëllezërit.
Pas një periudhe relativisht të gjatë, Donjeta që kishte lënë edhe shkollimin, u lajmërua tek familja por tash me një identitet krejt tjetër. Kishte ndërruar pamje, sjellje e madje edhe emrin. Tashmë ajo quhej “Kallash”, pseudonim i ardhur për adoleshenten pas një konflikti me kallashnikov mes dy bandave pikërisht për të.
Për Kallashin, tash kishte filluar një jetë e re. Vajza e rritur në varfëri u josh nga paraja, ndonëse forma për t’i fituar ato, nuk do pëlqehet nga rrethi i saj. Ajo u bë valltare e klubeve të natës. “Për një kohë, baba nuk ka folur me të. Më pas ka filluar sërish të takohet. I mirë i keq, evladi mbetet evlad”, tregon bashkëbiseduesi i një pjesë te historisë së kësaj vajze që u bë e njohur në tërë trojet ku ka shqiptarë më mënyrën e vallëzimit dhe jetesës.
Por kontaktet me Donjetën dhe babanë e saj u shkëputen përfundismisht në këtë pranverë. Babai i saj vdiq duke lënë prapa gruan me dy djemtë.
Pavarësisht jetës që tash bënë, ndjenja për prindin është po ajo që ka qenë. Në llogarinë e saj në Facebook, Kallashi ka postuar fotografinë e babait me mbishkrimin. “Me mungon shumë. Dua të vi tek ti”.
Tash kur babai i vdiq, Kallashi kujdeset për njerkën dhe dy vëllezërit e saj. Ajo herë pas here u ndihmon atyre. “Fëmijët me tregojnë shpesh që Donjeta po vjen, po u sjell para njerkes dhe dy vëllezërve të saj e besa edhe po ju blen harq”, tregon burimi ynë.
Ai pranoi të shpalosë këtë pjesë të historisë, duke e identifikuar Donjetën jo si një vajzë të përdal, por më shumë si viktimë të një shoqërie të keqe dhe si pasojë e një jete të vështirë nëpër të cilën ajo ka kaluar.