Aktori i Hollywood-it, George Clooney, i cili njëkohësisht është avokues i të drejtave të njeriut, e ka udhëhequr një marsh në Jerevan të Armenisë, bashkë me mijëra armenë, për të shënuar 101-vjetorin e masakrës së armenëve nga koha e Luftës së Parë Botërore, në Perandorinë Osmane.
Clooney, i cili është avokues ndërkombëtar i njohjes së masakrës si gjenocid, ka vënë lule sot para memorialit në Tsitsernakaberd, bashkë me presidentin armen, Serzh Sarkisian.
Armenët thonë se më shumë se 1.5 milionë njerëz u vranë gjatë Luftës së Parë Botërore, në kohën kur po rrëzohej Perandoria Osmane, një pretendim që përkrahet nga shumë vende.
Turqia e mohon emërimin e masakrës si gjenocid, duke thënë se 300 mijë deri në 500 mijë armenë, aq sa edhe turq, u vranë në konfliktet civile, në kohën kur armenët u ngritën kundër sunduesve osmanë.