Në moshën 39- vjeçare rrezikonte jetën për shkak të peshës së saj. Susan Farmer, është një grua amerikane nga Texas, e cila arriti të humbasë 113 kilogramë dhe të shpëtojë.
Gruaja peshonte 267 kilogramë kur vendosi të operohej dhe të vendoste një bypass gastrik për të humbur peshë, duke arritur në 154 kilogramë.
Pas operacionit dhe humbjes së peshës, lëkura e varur e bënte të ndihej në siklet, duke bërë që ajo t’i nënshtrohej një tjetër ndërhyrje, shkruan noa.al.
Pas kësaj kaloi më e keqja për Susan, e cila para ndërhyrjes nuk arrinte as të ecte, ndërsa tani ka nisur të vishet dhe sipas modës. Susan thotë se “Pas 20 vitesh kam rinisur të vesh xhinse”.