Biznesmeni Nikollaq Neranxi është lënë i lirë nga Policia pas rreth pesë orë shoqërim në Komisariatin Numër 6 në kryeqytet. “Pas 6 ore ndalimi të padrejtë dhe absurd nga policia, tashmë jam lenë i lirë. Këtë ngjarje të shëmtuar do kemi kohë ta analizojme në ditët në vijim.
Për momentin dua tju falenderoj të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë. Jam shumë i prekur nga reagimi juaj. Jam me fat që kam kaq shumë miq dhe dashamirës. Ndërkohë ju ftoj neser të vini në Panair tek Kompania Neranxi. Aty është festa e shijes dhe do të dëshiroja t’ju qerasja të gjitheve! Jeni fantastike!”, shkruan Neranxi në një postim në faqen e tij në Facebook.
Shoqërimi i tij u bë pas një konflikti me punonjësit e Policisë pas gjobitjes së disa automjeteve të biznesit të tij.
Turp,shume turp.Policia duhet te reflektoje per veprimin e saj extreme,ndaj nje njeriu punetor,te ndershem,korrekt me ligjin dhe shoqerine,.Policia merret me keta persona model te bisnesit dhe shoqerise civile,dhe I len fushe te lire veprimi Shullazit me shoke,qe edhe me urdher te prokurorise nuk pranon te veproje.Vprime extreme te jashtezakoneshme qe ndodhin vetem ne vendet tipike mafioze.