Milan dhe Liverpool do të takohen për të vendosur rreth të ardhmes së Mario Balotellit.
Drejtuesit e Milanit janë të kënaqur me sulmuesin Mario Balotelli dhe duan që ai të qëndrojë edhe për një edicion në San Siro.
Balotelli është i huazuar nga Liverpool dhe drejtuesit e të dy skuadrave do të takohen për të vendosur të ardhmen e lojtarit, shkruan La Gazzetta dello Sport.