Mijëra njerëz kanë protestuar në Hanover të Gjermanisë, para arritjes së presidentit amerikan, Barack Obama, për të kundërshtuar një marrëveshje të propozuar transatlantike.
Plani i Obamës është të qëndrojë në qytetin verior në një panair të teknologjisë industriale, si dhe të takohet me kancelaren Angela Merkel, si dhe liderë të tjerë evropian, për t’i dhënë shtytje negociatave për Marrëveshjen Transatlantike dhe Partneritetin Investues.
Ky pakt ka hasur në kundërshtime të mëdha në disa pjesë të Evropës. Kundërshtarët e saj kanë reaguar kundër atyre që i quajnë “bisedime sekrete”, dhe druhen nga ulja e tregut të punës dhe mbrojtja e mjedisit, shkruan REL.
Zyrtarët kanë thënë se më shumë se më shumë se 16 mijë njerëz morën pjesë në protestën e sotme në Hanover. Një protestë e ngjashme u mbajt në Berlin, në muajin tetor, në të cilën morën pjesë më shumë se 200 mijë njerëz.