Një person i cili pretendon se është ish-shpërndarësi i drogës i këngëtarit Prince, që ndërroi jetë pak ditë më parë ka rrëfyer varësinë e fshehtë të yllit të popit ndaj ilaçeve të forta kundër dhimbjeve.
Shpërndarësi afat-gjatë, që njihet vetëm si Doktor D, ka folur për Daily Mail duke pretenduar se këngëtari kishte 25 vjet që përdorte opium të fortë dhe shpenzonte deri në 40 mijë dollarë për blerje droge në sasi deri për gjashtë muaj.
Ai pretendon se i ka shitur kokrra nga viti 1984 deri më 2008.