Biznesmenë të shumtë nga Republika Çeke, të cilët janë marrë kompanitë e mëdha shtetërore pas privatizimeve në vitet 1990 e më pas, kanë fshehur të ardhurat e tyre në kompanitë OfShore dhe emrat e tyre janë zbuluar në Panama Papers.
Qendra Çeke për Gazetarinë Investigative hedh dyshime të forta se “CEZ Group” mund të jetë e përfshirë në skandalin e pastrimit të parave. Në skandal është përfshirë edhe edhe Martin Roman, një nga ish-biznesmenët më të fuqishëm të Çekisë dhe ish-drejtori i CEZ Grup, i fokusuar tek energjia.
Kompania CEZ bleu edhe operatorin e shpërndarjes së energjisë në vendin tonë, çka më vonë shteti shqiptar u detyrua të shfuqizonte marrëveshjen.
Në skandal është përfshirë edhe Radek Mensik, partner biznesi i Martin Roman, i cili gjithashtu me biznese të mëdha në vend. Sipas dhënave Panama Papers, Radek Mensik është aksionari i vetëm i kompanisë me bazë “Seychelles Investdevelop Ltd”.
Republika Çeke ka biznese të shumta të regjistruara offshore. Sipas Agjencisë Investigative, rreth çerek milionë dokumente të Mossack Fonseca i përkasin biznesmenëve çekë, ndërsa lista e tyre është 300 persona.
Në listë janë njerëz të fuqishëm, shumë prej tyre të dënuara për krime financiare, lobistë, tregtarë diamantesh dhe shumë prej atyre të përfshirë në skandale korrupsioni.
Në ndihmë u kishte ardhur një bankë në vend e quajtur eBanka, e cila tashmë është mbyllur nga shteti. Banka kryente pastrimin e parave të biznesmenëve vendas me kompanitë në det të hapur.
Ora