Nuk ka shenja të ndonjë traume dhe nuk ka arsye të dyshohet që Prince është vetëvrarë, deklaroi dje në mëngjes sherifi i qarkut të Carven në zonën e Minneapolis, Jim Olson, gjatë konferencës së parë për shtyp pas vdekjes së këngëtarit.
Trupi pa jetë i Prince u gjet në një nga ashensorët e studiove të Chanhassen, ku artisti regjistronte këngët e tij.
Në takimin me median ishte i pranishëm gjithashtu edhe një përfaqësues i zyrës së mjekut ligjor që kishte bërë autopsinë dhe që nuk dha komente mbi zërat që flasin për një ovërdozë. Misteri vazhdon të qëndrojë mbi vdekjen e magjistarit të muzikës.
Ndërkohë që shfaqet një tjetër problem, ai i “thesarit” muzikor të artistit. Një kasafortë ruan mijëra tituj dhe video të papublikuara që thuhet se zgjasin 100 vite. Kujt do t’i shkojë kjo pasuri 100-vjeçare? Ai nuk kishte as grua as fëmijë dhe nuk ka asnjë infromacion se kush mund ta përfitojë këtë thesar.