Importi i birrës gjatë periudhës janar-mars të këtij viti pësoi rritje. Sipas treguesve fiskal të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, gjatë 3 muajve të parë të vitit 2016 u importuan 5,021 mijë litra birrë.
Në të njëjtën periudhë të vitit 2015 u importuan 2,978 mijë litra birrë. Importi i birrës ishte më i lartë në muajin mars, krahasuar edhe me dy muajt paraardhës të këtij vitit. 2015.
Gjatë muajit mars u importuan 1,912 mijë litra birrë, në shkurt 1,784 mijë litra birrë, ndërsa në janar u importuan 1,325 mijë litra birrë.
Ecuria e importit të birrës për periudhën janar-mars në 5 vitet e fundit:
Vitet Sasia në mijë litra
2012 8,597
2013 3,504
2014 3,507
2015 2,978
2016 5,021