Trajneri i Kombëtares Shqipëtare Gianni De Biasi, ka qenë sot në Peshkopi ku ndoqi nga afër takimin e javës 23 në grupin A mes skuadrës vendase Korabit dhe Erzenit të Shijakut.
Trajneri i Kombëtares është shoqeruar nga presidenti i FSHF Armando Duka dhe sekretari i përgjithshëm Ilir Shulku. Dibranët i kanë rezervuar një pritje të veçantë trajnerit të kombëtare, madje i kanë kënduar dhe e kanë shoqëruar me tinguj çiftelie.
Prania e De Biasit i motivoi edhe më tepër dy skuadrat e Kategorisë së Parë që dhuruan një ndeshje me shumë gola. Takimi ka përfunduar 3-1 për Korabin vendas që synon ngjitjen në Kategorinë Superiore.Shqiptarja.com