Përdormi i aspirinës, mund të ndihmojë 1 në 5 të sëmurë me kancer, t’i mbijetojnë sëmundjes.
Ky është rezultati i një studimi të fundit, që përfshin ndihmën e këtij mjekimi, në rastet me kancer të gjirit, prostatës dhe të zorrës.
Marrja e një dozë të ulët përgjatë gjithë kohës së trajtimit, ul përqindjen e vdekshmërisë nga 15 në 20 përqind.
Lajmi është publikuar në gazetën shkencore, “ONE” dhe profesor Peter Elëood,nga Universiteti i Kardifit, i cili ka udhëhequr studimin, ka thënë se: “Ka tregues të fortë që marrja e aspirinës, ka një ndikim të mirë në reduktimin e disa llojeve të kancerit.
Ndërsa dimë se marrja e një doze të ulët, ndikon për mirë në uljen e incidencës së vdekshmërisë, nuk e dimë saktësisht rolin e saj në trajtimin kundër kancerit”, shkruan tvKlan.