Xhelal Mziu, kryebashkiaku i Kamzës është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Apelit në Tiranë. Mziu u dënua me burgim për dy vite nga Gjykata e Shkallës së Parë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës në prill të vitit të kaluar. Të pafajshëm janë shpallur gjithashtu edhe ish drejtorët e kësaj bashkie Bujar Hoti dhe Akli Loti.
Menjëherë pas vendimit, Mziu tha se këto fjalë për mediat:
“Jam i kënaqur, besoja tek drejtësia. Shpresoj që atë që përjetova unë të mos e përjetojë askush”
Mziu akuzohej për shpërdorim detyre dhe pabarazi në tendera. Prokuroria kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë, ku Mziu duhej të dënohej me dy vite burgim ndërsa ish vartësit e tij me nga 6 muaj.
Akuza e Prokurorisë
Organi i akuzes gjate leximit te pretences, seancen e shkuar, kerkoi per te pandehurit Bujar Loshi dhe Atli Hoti denimin me nga nje vit burg per secilin, nderkohe qe gjykata i ka denuar me nga 6 muaj heqje lirie.
Sipas Prokurorisë, hetimi për këtë rast ka nisur nga kallëzimi që ka bërë shoqëria private “Gjoka sh.p.k.”, e cila pretendonte se ka fituar tenderin për ndërtimin e rrugës “Valias-Laknas”. Gjatë hetimit, sipas Prokurorisë, u konstatua se përveç shkeljeve në këtë tender, ka shkelje edhe në tendera të tjerë. Konkretisht, në tenderin me objekt ndërtimin e rrugës “7 marsi”, oferta e shoqërisë “Gjoka” është 1.571.152 lekë më e vogël se oferta e shoqërisë “ E…”, e cila është shpallur fituese. Prokuroria thekson se në tenderin me objekt ndërtimin e rrugës “Bashkëjetesa –Kamza 4”, oferta e shoqërisë “Gjoka” ka qenë 1.574.033 lekë më e vogël se oferta e shoqërisë “Liqeni”, e cila është shpallur fituese.
Në vazhdim, akuza thotë se në tenderin me objekt ndërtimin e rrugës “Zadrima 2013”, oferta e shoqërisë “Gjoka” ka qenë 732.532 lekë më e vogël se oferta e shoqërisë “E…”, e cila është shpallur fituese. Prokuroria ka renditur më pas se në tenderin me objekt ndërtimin e rrugës “Mozart –Monarkia 4”, oferta e shoqërisë “Gjoka” ka qenë 1.761.595 lekë më e vogël se oferta e shoqërisë “Kacdedja” sh.p.k, e cila është shpallur fituese. Sipas akuzës, në tenderin me objekt ndërtimin e rrugës “Silvio Berluskoni”, Frutikulturë 2013, oferta e shoqërisë “Gjoka” është 2.947.575 lekë, më e vogël se oferta e shoqërisë që është shpallur fituese. Më tej,
Prokuroria thekson se në tenderin me objekt ndërtimin e rrugës “Albanët”, 2013, oferta e shoqërisë “Gjoka” ka qenë 3.285.473 lekë më e vogël se oferta e bashkimit të operatorëve ekonomikë “Sireta 2f” sh.p.k. dhe “Agri Konstruksion”, e cila është shpallur fituese; dhe në tenderin me objekt ndërtimin e rrugës “Belsh”, Bathore 2013, oferta e shoqërisë “Gjoka” është 894.086 lekë më e vogël se oferta e shoqërisë “Liqeni”, e cila është shpallur fituese.