Claire Henderson, nga Britania, tregon historinë e tmerrshme me vajzën e saj të porsalindur, Brooke. Pasi e kishin puthur foshnjën në buzë, ajo kishte zhvilluar një virus herpes në buzët e saj, mollëzat, mjekrën dhe kishte kaluar pesë ditë në spital.
Sidoqoftë, pas ndodhisë me foshnjën e saj, Claire Henderson kishte shkruar në rrjetet sociale:
“Mësimi i kësaj historie është që nuk duhet ta lini asnjë person ta puth të porsalindurin në gojë, edhe nëse duken shumë të shëndetshëm”.
Foshnjat nuk kanë imunitet për gjashtë javë kundër mikrobeve që adoleshentët i mbajnë.
Një grip i lehtë mund të mos jetë asgjë për ju, mirëpo mund të ketë pasoja fatale për beben dhe për familjen e asaj bebe, shkruan Telegrafi. Prandaj, respektojeni të drejtën e fëmijës për shëndet të mirë. Çdo person me foshnje të porsalindur duhet t’i shmanget vizitave të miqve dhe familjarëve deri në gjashtë javë pas lindjes së foshnjës, përndryshe mund të ketë pasoja fatale.