Dyshimet për vdekjen e këngëtarit legjendar Prince janë për një overdozë droge. Kështu raporton TMZ, e cila shkruan se një javë para vdekjes ai po trajtohej në spital për overdozë nga një sasi droge dhe jo sepse kishte një ftohje të lehtë ashtu siç u raportua në atë kohë.
Doktorët i kishin thënë Prince që të qëndronte në spital për të paktën 24 orë, por këngëtari ishte larguar pas mjekimit
Ndërkohë 15 orë para vdekjes, ai është parë teksa dilte nga një farmaci në Ëalgreens. Prince u gjet pa ndjenja në ashensorin e studios të stij muzikore në Paisley Park, Minnesota ditën e enjte dhe u zyrtarizua i vdekur 30 minuta më pas.
Ja biseda që u bë mes një mashkulli ende të paidentifikuar dhe dispecerisë për njoftimin e vdekjes së Prince.
Dispeceri: 911, ku është emergjenca?
Burri i paidentifikuar: Përshëndetje, hm cila është adresa këtu? Por na nevojitet një ambulancë tani në këtë moment…
Dispeceri: Okay.
Burri i paidentifikuar: Kemi një person pa ndjenja
Dispeceri: Okay, por cila është adresa?
Burri i paidentifikuar: Um, jemi në shtëpinë e Prince.
Dispeceri: Okay, por di ndonjë aty se ku është ekzaktësisht kjo adresë? Ka diku ndonjë shënim aty rrotull?
Burri i paidentifikuar: Yeah, yeah, okay, ja prit.
Dispeceri: Okay, dëgjo se telefoni jot nuk e përcakton adresën se ku ndodhesh ndaj më duhet patjetër të më gjeni ku jeni fiks
Burri i paidentifikuar: Yeah, ne jemi, domethënë ne jemi, domethënë, kemi një person të vdekur këtu
Dispeceri: Okay, atëhere më jep adresën.
Burri i paidentifikuar: Okay, okay, po punoj për të gjetur fiks ku jemi
Dispeceri: Përqëndrohu në këtë gjë.
Burri i paidentifikuar: Dhe njerëzit këtu janë të traumatizuar.
Dispeceri: I understand that they are distraught, but…
Burri i paidentifikuar: Po punoj po merrem me këtë.
Dispeceri: Okay, mund të dimë si vdiq personi?
Burri i paidentifikuar: Nuk e di, nuk e di.
Dispeceri: Okay.
Burri i paidentifikuar: Ok, ne jemi në Minneapolis, Minnesota dhe jemi në shtëpinë e Prince.
Dispeceri: Jeni në Minneapolis?
Burri i paidentifikuar: Yeah, Minneapolis, Minnesota.
Dispeceri: Jeni i sigurt që jeni në Minneapolis?
Burri i paidentifikuar: Po korrekt.
Dispeceri: Okay, por adresën ekzakte nuk e ke?
Burri i paidentifikuar: Yeah, me falni më duhet të gjej adresën këtu?
Një grua e panjohur: 7801
Burri i paidentifikuar: 7801
Dispeceri: 7801 cfarë?
Burri i paidentifikuar: Paisley Park, jemi në Paisley Park.
Dispeceri: Ok pra je në Paisley Park, kjo ndodhet në Chanhassen. Personi që është pa ndjenja është…
Burri i paidentifikuar: Është Prince…