Ekziston një antibiotik natyral, i cili është në gjendje që të luftojë të ftohtin dhe gripin më shumë se çdo ilaç që gjendet në farmaci. Në rrjetet sociale po qarkullon receta e një pijeje që njihet me emrin “Doktor Schulze”, e cila e ka origjinën nga Gjermania dhe që premton rezultate direkt pas 24 orësh nga pirja. Këshillohet që të pihen dy lugë nga ky lëng në mëngjes dhe dy lugë në darkë, që në momentin e parë që ndjeni simptoma të gripit dhe të ftohjes.
Përbërësit: Një kokërr hudhër e plotë e grirë imët, një kokërr qepë e bardhë e grirë imët, një copë xhenxhefil me gjatësi 10-12 centimetra, një rrepë, 4 speca të grirë imët me gjithë fara dhe një litër uthull molle.
Përgatitja: Të gjithë këta përbërës hidhini në mikser dhe përziejini mirë deri sa të krijohet një masë homogjene si pure.
Këshilla që duhet të mbani parasysh është se uthulla e mollës duhet shtuar vetëm në fund. Kjo masë nuk duhet ruajtur në frigorifer, por në tepmeraturë ambienti ku mund të rezistojë deri në 3-4 ditë.