Qeni konsiderohet si miku më i mirë i njeriut.
Por, ka shumë raca të qenve të cilët janë më të rrezikshëm sesa qentë e zakonshëm.
Sidoqoftë, shumë nga këta qen, të cilët thuhet se janë të rrezikshëm, nuk e sulmojnë një njeri pa u ndjerë të provokuar, ose edhe si pasojë e trajnimit të dobët.
Tosa Inu
Ky qen gjigant mund të peshoj deri në 100kg dhe arrin gjatësinë deri në 81 cm.
I lindur për të qenë qen luftarak, prandaj edhe konsiderohet si një ndër qentë më të rrezikshëm në botë.
Bandogge Amerikan
Racë e përzier e Pitbull Terrier amerikan dhe Mastifit Napolitan, ky është një qen i fuqishëm. Shumë njerëz, këtë racë të qenit e përdorin për ndeshje të qenve.
Corso italian
Qen me muskuj që arrin peshën deri në 60 kg. Ky lloj i qenit është përdorur në luftërat romake.
Rottweiler
Racë e fuqishme, mirëpo sjellja e rrezikshme mund të jetë si rezultat i abuzimit, neglizhencës apo mungesës së trajnimit. Forca e tij asnjëherë nuk duhet nënvlerësuar!
Bariu gjerman
Këta njihen si qen inteligjent, vigjilent dhe pa frikë, e që zakonisht përdoren për njësitet K-9. Sidoqoftë, kur nuk trajnohen mund të jenë shumë të rrezikshëm.
Pitbull
Pitbulli njihet si qen luftarak dhe konsiderohet qeni më i rrezikshëm në SHBA.
Telegrafi